Aktualitet

“500 euro për të shkuar në Europë”, arrestohen dy trafikantët, si kalonin klandestinët përmes Korçës

19-vjeçari u arrestua në aksin rrugor Bilisht- Pogradec, teksa po transportonte 12 shtetas të huaj me mjetin e llojit “Volvo”. Ndërsa 45-vjeçari u arrestua teksa por transportonte tre shtetas të huaj me mjetin e tij tip “Ford”. Për më tepër ky i fundit ishte në gjendje të dehur në timon.
Featured image of article: “500 euro për të shkuar në Europë”, arrestohen dy trafikantët, si kalonin klandestinët përmes Korçës

POGRADEC– Dy persona kanë rënë në pasi akuzohen për trafikim të qenieve njerëzore.

Mësohet se dy të arrestuarit janë një 19-vjeçar me inicialet M.M banues në Kamëz dhe një 45 vjeçar me inicialet P.Gj, banues në Tiranë.

19-vjeçari u arrestua në aksin rrugor Bilisht- Pogradec, teksa po transportonte 12 shtetas të huaj me mjetin e llojit “Volvo”. Ndërsa 45-vjeçari u arrestua teksa por transportonte tre shtetas të huaj me mjetin e tij tip “Ford”. Për më tepër ky i fundit ishte në gjendje të dehur në timon.

Të dy të arrstuarit u premtonin klandestinëve se do ti kalonin drejt vendeve të Europës përmes Korës, kundrejt fitimit prej 500 euro secilit.

Njoftimi i policisë 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Udënishti” si rezultat i të cilit goditen dy raste të tjera.

Kapen duke transportuar 15 shtetas të huaj, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, njëri prej të cilëve drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP-Korçë dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, kanë zhvilluar dhe finalizuar një tjetër operacion policor, ku janë goditur dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• M.M.,19 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

• P.Gj., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë ndjekjes dhe kontrolleve që shërbimet e Policisë kanë ushtruar përgjatë aksit rrugor Bilisht-Pogradec, shtetasi M.M., u kap duke transportuar me mjetin tip “Volvo”, 12 shtetas të huaj dhe shtetasi P.Gj., u kap duke transportuar me mjetin tip “Ford”, 3 shtetas të huaj, i cili pas kryerjes të testit të alkoolit, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Dy shtetasit e lartpërmendur, iu kishin premtuar shtetasve të huaj, kalimin dhe transportimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 500 euro secilit.

Nga ana e Policisë, po punohet për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore edhe persona të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këto ngjarje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” si dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur” në ngarkim të shtetasit P.Gj.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment