Aktualitet

50-vjet krijimtari u shkatërruan së bashku me Teatrin, gjithçka ka mbetur nga arkiva e dramës shqipe (FOTOT)

Fotografitë, sendet me vlerë e arkivat e Teatrit Kombëtar kanë përfunduar në një gjendje të mjeruar.
Featured image of article: 50-vjet krijimtari u shkatërruan së bashku me Teatrin, gjithçka ka mbetur nga arkiva e dramës shqipe (FOTOT) Sendet e mbetura nga teatri

TIRANË– Më 17 maj u shemb godina e Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Fotografitë, sendet me vlerë dhe shumë libra që gjendeshin prej vitesh brenda atij Teatri tashmë kanë përfunduar në një gjendje të mjeruar.

Sendet e mbetura nga teatri

Siç duket të gjithë punonjësit që shembën këto godina nuk kanë treguar kujdes për arkivën e dramës shqipe, por duket qartë që i kanë hedhur tutje si mbeturia e sende të pavlera.

Sendet e mbetura nga teatri

Ka ka kaluar thuajse një javë nga shembja e teatrit dhe aty nuk dhe gjendet më asgjë nga e gjithë krijimtaria 50-vjeçare, nga Shqipëria dhe Kosova. Në këto foto shihen që arkivat janë shkatërruar sëbashku me Teatrin dhe gjithçka ka mbetur, është kjo që shihet në foto.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Sendet e mbetura nga teatri

E gjithë pasuria e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental tashmë ndodhet në qiell të hapur, nuk është ruajtuar nga askush, ku çdo kush do mund t’i marrë ato lehtësisht apo t’i dëmtojë.

Mëngjesin e 17 majit u shemb godina e Teatrit Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Shumë artistë e politikanë u shoqëruan në Komisariat. Opozita, aktivistët dhe artistë kanë zhvilluar dy protesta deri më tani dhe firmosën peticionin ku kërkuarn rindërtimin e Teatrit Kombëtar, në të njëjtin vend dhe ashtu siç ishte.

A.C/Dosja.al

Shto Koment