LIVE UPDATES
Ekonomi

50 vite papërgjegjshmëri fiskale e monetare, rikthimi në standardin e arit sot është i parealizueshëm

5 Shtator 2021, 08:49 Nga DOSJA
50 vite papërgjegjshmëri fiskale e monetare, rikthimi në

Sigurisht, rikthimi në standardin e arit është i parealizueshëm sot. Por, dhe modeli i këtij gjysmëshekulli i borxhit, taksave dhe shpenzimeve pa fre nuk është më i qëndrueshëm. Duhet një vullnet i gjithë faktorëve dhe aktorëve politikë e ekonomikë në Perëndim për të kontrolluar dhe për të kufizuar veprimtarinë e bankave qendrore, për t’u larguar nga çmenduria fiskale dhe monetare, për të reduktuar ndjeshëm nivelin e borxhit, për të ulur taksat dhe për të ndezur motorët e sektorit privat dhe për të zvogëluar dorën e tejzgjatur të qeverive, duke i dhënë frymë sektorit privat dhe sipërmarrjes së lirë.

15 gushti i këtij viti shënoi 50-vjetorin e vendimit të Presidentit amerikan, Richard Nixon, për t’i dhënë fund të ashtuquajturit Standard i Arit, i cili lidhte Dollarin me arin. Ishte, pa diskutim, një prej vendimeve më të rëndësishëm dhe më me pasoja të njëqind viteve të fundit, për mënyrën si e konceptojmë në përditshmërinë tonë rolin e qeverisë në ekonomi dhe në jetën e çdo individi, si dhe si e perceptojmë vetë sistemin ekonomik, fiskal dhe monetar të një vendi.

Në deklaratën e tij të atëhershme, Presidenti Nixon lajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të ndërprisnin, në një mënyrë të njëanshme, lidhjen mes Dollarit dhe arit, duke mos lejuar shtetet e tjera të këmbenin dollarët që zotëronin me arin. Kështu sistemi i vendosur pas Luftës II Botërore, Bretton Woods – i cili për hir të së vërtetës nuk ishte një standard ari i mirëfilltë dhe kishte plot defekte – përfundoi. Në vend të tij, u vendos sistemi i monedhës fiat që përdorim dhe sot.

Paratë që përdorim, në thelb, nuk kanë një vlerë të tyren. Vlerën e marrin prej besimit që kanë njerëzit te qeveria që qëndron prapa monedhës, prodhimit në një shtet, si dhe prej dakordësisë së pjesëmarrësve në tregjet e monedhave, ndryshe nga standardi i arit, ku ky i fundit i jepte vlerën dollarit dhe monedhave të tjera.

Argumenti kryesor për braktisjen e standardit ishte se tashmë, ekonomistët dhe burokratët dashamirës do të kontrollin ekonominë e një vendi dhe do të ishin të aftë të siguronin një rritje ekonomike shumë më të madhe – koha tregoi që ishte një naivitet i rrezikshëm. Braktisja e standardit nga Nixon, në fakt, ishte pastërtisht për arsye politike, i mbështetur nga bankat më të mëdha të kohës.

Në faqet e kësaj reviste kam shpjeguar, më shumë se një vit më parë, se përse paraja në vetvete e ka vlerën zero. Vlera transmetohet te monedha në sajë të mallrave që prodhohen dhe shkëmbehen në një ekonomi.

Një individ nuk mund të shpenzojë më shumë para se sa fiton, bazuar mbi atë që ai kontribuon në ekonomi. I njëjti koncept vlen dhe për qeveritë, të cilat nuk prodhojnë faktikisht asgjë dhe varen nga qytetarët e vendit. Fatkeqësisht, ato harxhojnë më shumë se sa mbledhin, duke rritur nivelin e borxhit.

Nëse ky borxh i marrë, nuk përkthehet në produktivitet në ekonomi, duke u bazuar te një produkt real dhe me vlerë, kthehet në diçka të dëmshme për një vend. Sot qeveritë e ndryshme të Perëndimit janë duke rritur borxhin me para që printohen pa frenim dhe në mënyrë të papërgjegjshme nga bankat qendrore, të cilat blejnë borxhin që lëshon qeveria.

Aq e lartë është imbalanca e krijuar në BE dhe SHBA, sa bankat përballë rrezikut inflacionar janë të paafta të rrisin normat e interesit, nga frika e shkaktimit të një krize borxhi. Qeveritë ndërkohë përdorin paratë e krijuara për projekte joproduktive, për t’ua dhënë klientëve të tyre, apo për t’ i çuar drejt kompanive të quajtura zombie.

Në këtë mënyrë, teksa krizat shtohen nga keqmenaxhimi i financave publike, nga rritja e borxhit, nga mungesa e produktivitetit, papunësia mbetet e lartë, taksat rriten, vlera e parasë dhe fuqia blerëse ulet dhe individët mbeten më të varfër. Kjo ka ndodhur, në mënyrë të përsëritur, gjatë pesë dekadave të fundit, me miratimin e politikanëve, shumicës së ekonomistëve dhe një pjese të mirë të pjesëmarrësve të tregjeve.

Fakti që monedha gjatë standardit të arit ishte e lidhur me një aset të prekshëm dhe me vlerë, frenoi në njëfarë mase ekspansionin e bazës monetare nga bankat qendrore. Natyrisht, ai nuk ishte perfekt. Por, sistemi aktual ka prodhuar kriza më të shpeshta, ndonëse më të shkurtra në kohëzgjatje dhe një përqendrim të pushtetit ekonomik në dorë të qeverive.

Vendimi i Presidentit Nixon i hapi rrugë shndërrimit të dollarit në një monedhë globale dhe hoqi mundësitë e shumë monedhave të tjera për të konkurruar me monedhën amerikane. Por u hapi rrugë dhe imbalancave fiskale dhe monetare.

Sistemi monetar

Për të kuptuar çmendurinë e sistemit monetar që ekziston në Europë (Amerika nuk mbetet shumë pas në këtë drejtim), mjafton të përmendim faktin që po flasim sot për norma negative interesi. Fuqia dhe vlera e kursimit është shkatërruar pothuajse tërësisht.

Norma e bonove të thesarit të një vendi me rrezik nga ana financiare, si Greqia apo Italia, është shumë afër normave të bonove të një vendi si Gjermania. Përpara disa viteve, kjo do të konsiderohej një pamundësi absolute, me parametrat ekonomikë që kanë këto vende. Por sot, për shkak të ndërhyrjes në tregje nga bankat qendrore, të cilat janë shndërruar në pjesëmarrëse aktive të tregjeve, normat e bonove të thesarit nuk tregojnë më gjendjen reale ekonomike.

Shembuj të tillë, të represionit financiar nga ana e qeverive apo bankave qendrore, ka pafund në realitetin e sotëm. Sistemi i vendosur 50 vite më parë ka dështuar, duke u larguar nga kapitalizmi i vërtetë dhe duke shkuar drejt një centralizimi ekonomik si në BE dhe në SHBA.

Teoria Moderne Monetare, e futur tashmë në përditshmërinë politike dhe ekonomike dhe e propozuar nga segmente të së majtës radikale në ShBA, mbron idenë që deficitet buxhetore nuk kanë më kuptim. Sipas tyre, kjo vjen ngaqë duke mbajtur normat e interesit të ulëta, banka qendrore e çdo vendi mund të prodhojë para pa fund dhe të financojë shpenzimet e qeverisë. Pavarësisht se nuk e pranojnë, qeveritë e shteteve të ndryshme perëndimore kanë vepruar me këtë teori, të paktën që prej flluskës teknologjike të vitit 2000.

Qeveritë prodhojnë kriza dhe dalin si shpëtimtare me paketa ndihme prej miliarda e tashmë trilionë dollarësh, të cilat nuk funksionojnë, pasi vetëm sektori privat ka kapacitetin të drejtojë rritjen ekonomike dhe të prodhojë. Kur qeveritë dështojnë, thjesht shtojnë zerot në paketat e radhës dhe rrisin borxhin, duke ulur mirëqenien e një vendi.

Miti se qeveritë mund të shpenzojnë sa të duan në monedhën e tyre ka rënë plotësisht. Në Argjentinë, oferta e parasë në 5 vitet e fundit është rritur me 313.3%, inflacioni vjetor qëndron në 48%, ndërsa niveli i varfërisë është rreth 43.5%. I njëjti rezultat ka qenë në Zimbabve, apo në Venezuelë e Kubë, dhe në çdo vend që ka ndjekur politika socialiste, ku individi bëhet i varur nga shteti deri sa mbarojnë paratë dhe inflacioni kap qiellin, apo taksat shkatërrojnë shtresën e mesme.

Paketat qeveritare të “ndihmave” nuk prodhojnë asnjë rezultat. BE-ja ka ndjekur këtë rrugë të paktën që nga viti 2009. Bazuar në vlerësimet e vetë BE-së, midis 2014 dhe 2019, Plani Juncker përbëhej nga 439 miliardë euro të përdorura vetëm për projekte investimi, të cilat patën ndikim total prej +0.9% në PBB-në e vendeve të BE-së dhe shtuan vetëm 1.1 milionë vende pune. Të njëjtat rezultate të dobëta ishin të dukshme edhe në Planin e Punësimit dhe Rritjes të vitit 2009.

Në SHBA, rritja në tremujorin e dytë ishte 6.5%, më e ulët se pritshmëria për 8.5%, pas trilionë dollarëve të harxhuar nga qeveria amerikane, Rezervës Federale që blen rreth $ 40 miliardë kredi hipotekore dhe $ 80 miliardë bono thesari çdo muaj dhe një deficiti buxhetor që pritet të kapë $ 2 trilionë. Pavarësisht këtyre paketave, shitjet e pakicës ranë 1.1% në muajin korrik, ashti siç ra dhe konsumi real.

Prodhimtaria gjithashtu ishte në rënie përtej parashikimeve të ekspertëve. Papunësia vazhdon të mbetet e lartë, pasi asistenca qeveritare – tejet e panevojshme për momentin – pengon njerëzit të kthehen në punë, pavarësisht se vendet janë të hapura. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre trilionë dollarëve vlerësohet se ka shkuar në sektorë joproduktivë me impakt negativ në ekonomi.

Besimi i konsumatorëve në ekonominë amerikane ka rënë në nivelin më të ulët në pesë muaj, në 80.8. Ndërsa PBB-ja u rrit me 6.5%, pagat u rritën me 3.5%, ndërsa inflacioni me 5.4%. Pra, gjithë ai borxh dhe shpenzim qeveritar ka pasur efekt minimal në ekonominë amerikanë, njësoj si në Bashkimin Europian.

Ndërkohë, politikat e anës së ofertës me taksa të ulëta, incentiva për prodhim, derregullim dhe burokraci të ulët, shtysa për kompanitë e reja dhe përgjegjësi fiskale, duke ulur shpenzimet qeveritare drastikisht kanë rezultuar të suksesshme. Qeveritë e Presidentëve Kennedy e Reagan, Baroneshës Thatcher, Presidentit Trump e të tjerë janë provë e kësaj. Por, për shumicën e politikanëve këto nuk janë të favorshme politikisht, pasi fuqizojnë individin dhe jo qeverinë.

Natyrisht, qeveria amerikane ka mundur të shfrytëzojë statusin e Dollarit si rezervë globale, duke marrë borxh dhe duke printuar para pa krijuar hiperinflacion. Kërkesa për dollarë ka qenë më e madhe se oferta – deri në vitin e kaluar kur për herë të parë pati rritje të ofertës së dollarit që kaloi kërkesën.

Por, vendet e tjera, të cilat nuk kanë për monedhë Dollarin, kanë imituar Rezervën Federale në mënyrë krejt të papërgjegjshme, duke dëmtuar ekonomitë e tyre. Ndaj në BE kemi një zombifikim të ekonomisë Fatkeqësisht, nën Presidentin Biden, edhe Amerika duket se po ndjek të njëjtën rrugë, duke e lënë Perëndimin krejt të dobët nga ana ekonomike.

Rikthimi në standardin e arit është i parealizueshëm sot

Sigurisht, rikthimi në standardin e arit është i parealizueshëm sot. Por, dhe modeli i këtij gjysmëshekulli i borxhit, taksave dhe shpenzimeve pa fre nuk është më i qëndrueshëm.

Duhet një vullnet i gjithë faktorëve dhe aktorëve politikë e ekonomikë në Perëndim për të kontrolluar dhe për të kufizuar veprimtarinë e bankave qendrore, për t’u larguar nga çmenduria fiskale dhe monetare, për të reduktuar ndjeshëm nivelin e borxhit, për të ulur taksat dhe për të ndezur motorët e sektorit privat dhe për të zvogëluar dorën e tejzgjatur të qeverive, duke i dhënë frymë sektorit privat dhe sipërmarrjes së lirë./MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi monitor nikola kedhi standardi i arit monitor nikola kedhi standardi i arit

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni