Bota

50 viktima nga Uragani Dorian, ekipet e kërkimit deklarojnë se numri i të vdekurve mund të rritet akoma më shumë në Bahamas

Deri më tani ekipet e kërkimit raportojnë për 50 të vdekur si shkak i Uraganit Dorian në Bahamas, ndërsa mendohet të rritet akoma më shumë gjatë hetimit të tyre në terren.
Featured image of article: 50 viktima nga Uragani Dorian, ekipet e kërkimit deklarojnë se numri i të vdekurve mund të rritet akoma më shumë në Bahamas Pamje pas pasojave që ka shkaktuar Uragani Dorian

 BAHMAS- Pas më shumë se 1 javë nga dita  kur Uragani Dorian goditi fuqishëm një pjesë të ishujve Bahmas dhe më pas Kandanë, mediat e huaja raportojnë për të paktën 50 të vdekur ndërsa akoma janë të humbur mijëra banorë, ku rrjedhimisht edhe ata mund të konsiderohen të vdekur.

Autoritetet raportojnë ky bilanc i të vdekurve nuk është përfundimtar, pasi numri i tyre pritet të rritet teska vazhdojnë operacionet e kërkimit.

Dy javë pas kategorisë pesë të stuhisë që shkatërroi një pjesë të madhe të ishujve Bahamas, mijëra shtëpi janë mbuluar nga uji, ndërsa energjia elektrike akoma vazhdon të jetë në mungesë.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

Shto Koment