Rajoni

50 mijë shqiptarë të Kosovës zgjedhin të pushojnë në bregdetin shqiptar, drejtori i IKSHP: Pushuesit rrezik kryesor për përhapjen e Covid-19

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Prizren, Fadil Kryeziu i shqetësuar nga kjo situatë, ka deklaruar se pushuesit janë rrezik kryesor për përhapjen e Covid-19.
Featured image of article: 50 mijë shqiptarë të Kosovës zgjedhin të pushojnë në bregdetin shqiptar, drejtori i IKSHP: Pushuesit rrezik kryesor për përhapjen e Covid-19 Drejtori i IKSHP, Fadil Kryeziu

TIRANË– Gjatë  këtyre  ditëve të nxehta të gushtit shumë njerëz kanë vrapuar drejt detit për të pushuar sado pak, pavarësisht se vendi ynë është i prekur nga pandemia Covid-19.  Ndërkohë edhe shumë shqiptarë të Kosovës gjatë kësaj fundjave janë dyndur drejt bregdetit shqiptar edhe pse Shqipëria dhe Kosva muajt e fundit kanë regjistruar shifra të larta të rasteve të reja me Covid-19.

Mësohet se në doganën e Morinës ka patur fluks të lartë makinash për të hyrë në Shqipëri, ku vetëm këtë fundjavë kanë ardhur rreth 50 mijë kosovarë.

Lidhur me këtë çështje Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Prizren, Fadil Kryeziu i shqetësuar nga kjo situatë, ka deklaruar se pushuesit janë rrezik kryesor për përhapjen e Covid-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Edhe kur testohen nuk na informojmë. Më shqetësues është numri i madh që shkojnë tutje, edhe e bartin edhe e sjellin në anën e kundërt infeksionin. Ne kemi ekip mjekësor që monitorojnë 24 orë, sidomos rastet që vijnë, por është e pamundur teknikisht që të depistohen rastet kur brenda një periudhe të shkurtër kalojnë 6 mijë persona. Për këtë arsye do të ishte më mirë të merren masa të tjera shtrënguese, pse jo edhe te heqja e ekipeve mjekësore por të ndiqen rastet, prej rastit në rast, që të kontrollojmë rastet e infeksionit.”- ka deklaruar  Kryeziu.

Në Kosovë situata e pandemisë është e rënduar prej javësh, ku rastet  e reja vijojnë të rriten, po ashtu edhe në vendin tonë bilanci ditor është shumë i lartë, duke krijuar një situatë shumë të vështirë. Deri më tani sipas Ministrisë së Shëndetësisë është njoftuar se janë konfirmuar të infektuar të 5.396 pacientë ku 161 prej tyre kanë humbur jetën. Ndërsa 2.274 prej tyre janë aktivë.

A.C/Dosja.al

Shto Koment