Aktualitet

“50 euro në ditë i jap mjekut, se ndryshe nuk e prekin me dorë/ Gruaja tregon se çfarë ndodh tek “Shefqet Ndroqi: Burri e përdor fshehurazi telefonin, ilaçet e ushqimin ia blej vetë

Një grua tregon për Dosja.al se çdo ditë u jep mjekëve të spitalit "Shefqet Ndroqi" nga 50 euro, për të kuruar burrin e saj. Ajo shprehet se i dërgon çdo ditë burrit edhe ushqimin dhe ujin, pasi gatimi në spital është skandaloz.
Featured image of article: “50 euro në ditë i jap mjekut, se ndryshe nuk e prekin me dorë/ Gruaja tregon se çfarë ndodh tek “Shefqet Ndroqi: Burri e përdor fshehurazi telefonin, ilaçet e ushqimin ia blej vetë Spitali "Shefqet Ndroqi"

TIRANË- COVID-19 është ende një kërcënim, jo vetëm për moshat e treta, por edhe për të rinjtë. Gjatë muajve korrik dhe gusht pati një shpërthim të dytë virusit. Deri më tani në Shqipëri koronavirusi ka shkaktuar 306 viktima dhe aktualisht janë aktivë 3779 të tjerë. Ndërkohë, lufta e vërtetë për jetën po bëhet në spitalet COVID, tek spitali Infektiv dhe ai “Shefqet Ndroqi”. Rënkime, ulërima, lutje, ankth, trishtim, shpresë, këto janë pamjet që vijnë nga pacientët brenda 4 mureve të dhomave të spitalit. Madje ka pasur edhe nga ata që janë dorëzuar më herët, nuk kanë luftuar me vdekjen deri në sekondën e fundit. Vetëvrasja tashmë shihet si “zgjidhje” nga të infektuarit që po marrin mjekim në spital. Një fenomen ky që ka tronditur opinion publik dhe ka ngritur shumë pikëpyejte. Por, para se të kalojmë tek kjo çështje e rëndësishme, të shohim se çfarë po ndodh në spitalet COVID.

Për Dosja.al ka folur një grua nga Korça, e cila prej 2 javësh ka të shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” burrin e saj. Ajo tregon se në spital burri e përdor fshehurazi telefonin, pasi mjekët nuk e lejojnë. Po kështu, gruaja rrëfen se bashkëshortit të saj i çon çdo ditë ushqimin dhe ujin, pasi gatimet në spital janë skandaloze.

“Unë jam nga qyteti i Korçës. Spitali i Korçës e dërgoi me rekomandim burrin tek spitali “Shefqet Ndroqi”. Ishte skaneri ai që na tregoi se burri ishte i infektuar me COVID-19. Që ditën e parë që erdhi këtu i vunë oksigjenin, tashmë gjendje e tij është përmirësuar. Telefonin nuk mund ta përdorë lirshëm. E ka me vete, nuk ja kanë marrë doktorët, por e përdor fshehurazi. Nuk e di pse nuk i lenë të përdorin telefonat. Nuk arrijmë ta kuptojmë. Unë flas me të disa herë në ditë, se i dërgoj ushqimin. Çdo ditë e marr ushqimin në një mensë këtu afër dhe ia dërgoj me infermierët. Burri më thotë që ushqimi në spital është skandaloz. Madje edhe ujin ia çoj të blerë. Nuk kemi zgjidhje tjetër, vetëm t’ja dalë mbanë”, u shpreh qytetarja.

Ajo tregon më tej, se çdo ditë u jep ryshfet mjekëve. Sipas qytetares “tarifa” ditore është 50 euro. Por jo vetëm kaq, ajo tregon se edhe makën oksigjenit dhe shumë ilaçe i ble në farmaci dhe nëpërmjet infermierëve ia dërgon bashkëshortit të saj.

“Çdo ditë i kam dhënë 50 euro mjekut që është në turn. Kemi frikë, se ndryshe nuk e prekin me dorë. Ata e kanë bërë punën e tyre, por edhe lekët i kanë marrë. Me mjekët kontaktoj në whtas up për gjendjen e burrit. Ndërkohë blej me paratë e mira maskat e oksigjenit dhe ilaçe të tjera. Nuk na kanë thënë as kur do dalë burri nga spitali. Jemi në pritje”, tregon gruaja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pra ky është realiteti, asaj që ndodh tej spitali COVID2. Familjarët janë në ankth jo vetëm për gjendjen shëndetësore të të afërmve, por duhet t’i kenë xhepat e mbushur plot me para, se ndryshe të infektuarve mund t’u rrezikohet edhe jeta. Ministria e Shëndetësisë flet për shërbime dhe mjekim, por qytetarët tregojnë të kundërtën.

Emigmat e vetëvrajeve tek spitali “Shefet Ndroqi”:

“Ishte në gjendje të rënduar psikologjike”. “Ngushëllojmë familjarët”. “Vuante nga depresioni”. Këto janë deklaratat e mjekëve për vetëvrasjen e Xhino Koçës dhe Hasan Mirës,  tek spitali COVID2. Ende këto ngjarje janë të paqarta dhe ky fenomen ka tronditur edhe vetë bluzat e bardha. Së fundmi, spitali mori vendin që në çdo dritare e godinës së “Shefqet Ndroqit” të vendohet hekura. Ndërkohë, Prokuroria ka nisur hetimet për mënyrën sesi janë trajtuar pacientët në spital dhe ka sekuestruar edhe karletat e tyre.

Shumë pikëpyetje janë ngritur për këto vetëvrasje. Mos vallë ankthi, stresi, izolimi i detyron pacientët të marrin këtë vendim? Mos ndoshta medikamentet që ju injektohen? Ende nuk ka një përfundim zyrtar. Priten hetimet për të zbardhur atë çfarë po ndodh realisht në spitalin “Shefeqet Ndoqi”.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment