
FLORIDA– Një djalë i vogël në Florida teksa ishte në shtëpi sëbashku me motrën e tij, kishte telefonuar numrin emergjencës dhe ju kishte thënë se është i uritur dhe donte të porosiste në picë.
Ai ishte me të vërtetë shuëm i uritur dhe zgjodhi këtë mënyrë për t’u ushqyer.
Por policët nuk e kanë besuar, sepse nuk kuptonin pse duhet të porosiste një picë në polici.
Oficerët shkuan në adresën e tij, duke menduar se ishte i nevojshëm një kontroll sigurie.
Por Manueli dhe motra e tij 15-vjeçare, shpjeguan se ishin mirë dhe se Manuel e kishte rrëmbyer në telefon pa dijeninë e saj.
Oficerët vendosën ta përdorin këtë moment për t’i shpjeguar djalit sesi duhet përdorur shërbimi “911” para se të porosisnin një picë të madhe dhe t’ia dorëzonin vogëlushit personalisht.
Burimi: CNN
A.C/Dosja.al