Aktualitet

BILANC i rënduar/ 5 viktima dhe 273 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri, shkon në 448 numri i jetëve të humbura

  • Infektohen 11 persona në Gjirokastër, mes tyre dhe një laborante
  • Infektohen tre mësues në gjimnazin “Haxhi Qehaj” në Elbasan, 18 kolegët e tyre u nënshtrohen testit
  • Gjatë 24 orëve të fundit, është regjistruar një ‘rekord i zi’ i të infektuarve në vendin tonë. Nga 1398 testime kanë rezultuar 273 raste të reja me COVID-19. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 192 raste në Tiranë, 17 raste në Korçë, 12 raste në Lezhë, 10 raste në Gjirokastër, 8 raste në Shkodër, 7 raste në Sarandë, 5 raste në Kavajë, 4 raste në Durrës, 3 raste në Fier, 2 raste në Kurbin, Kamëz, Tepelenë, Gramsh, 1 rast në Lushnje, Mirditë, Mallakastër, Mat, Divjakë, Malësi e Madhe, Patos
    Featured image of article: BILANC i rënduar/ 5 viktima dhe 273 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri, shkon në 448 numri i jetëve të humbura Të dhënat për Covid-19

    SHQIPËRI–448 të vdekur, 6,325 të infektuar aktivë dhe 10,001 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë, gjatë raportimit zyrtar për 24 orët e fundit, bëri me dije se pesë persona të tjerë kanë ndërruar jetë, duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 448 në total. Një 74 vjeçar nga Durrësi, një 76 vjeçar nga Tirana, një 81 vjeçar nga Rrogozhina, një 82 vjeçar nga Shkodra, një 91 vjeçar nga Korça kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, pasi nuk i kanë mbijetuar dot infektimit me Covid-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit, është regjistruar një ‘rekord i zi’ i të infektuarve në vendin tonë. Nga 1398 testime kanë rezultuar 273 raste të reja me COVID-19. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 192 raste në Tiranë, 17 raste në Korçë, 12 raste në Lezhë, 10 raste në Gjirokastër, 8 raste në Shkodër, 7 raste në Sarandë, 5 raste në Kavajë, 4 raste në Durrës, 3 raste në Fier, 2 raste në Kurbin, Kamëz, Tepelenë, Gramsh, 1 rast në Lushnje, Mirditë, Mallakastër, Mat, Divjakë, Malësi e Madhe, Patos.

    Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 249 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar në 10,001 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

    Nisur nga rritja e numrit të rasteve positive në ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë me rigorozitet masat e vendosura. Të mbajnë maskën detyrimisht edhe në ambienet jashtë shtëpise, të respektojnë distancën fizike prej së paku 1.5 metër dhe të kujdesen vazhdimisht për higjienën personale, si të vetmet mjete që kemi në dispozion për mbrojtur veten dhe të afërmit tanë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
    Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

    COVID-19 – Statistika (17 Tetor 2020)
    Raste të reja ditore 273
    Të shëruar ne 24 orë 44
    Humbje jete në 24 orë 5
    Testime ditore 1,289
    Testime totale 106,093
    Raste pozitive 16,774
    Raste të shëruara 10,001
    Raste Aktive 6,325
    Humbje jete 448

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
    Tiranë 3176
    Durrës 651
    Shkodër 451
    Fier 364
    Korçë 356
    Lezhë 324
    Elbasan 265
    Vlorë 231
    Berat 182
    Kukës 165
    Dibër 84
    Gjirokastër 76

    (I.A/dosja.al)

    Shto Koment