Sport

5 tetori, data ku do të vendoset e ardhmja e Hysaj-t te Napoli, menaxheri i shkodranit presion klubit: Nëse nuk firmosni largohet me parametër zero

Në këtë pikë, menaxheri i shkodranit Mario Giuffredi ka paralamëruar Napolin se nëse rinovimi nuk bëhet deri në fund të merkatos, lojtari do të largohet me parametër zero
Featured image of article: 5 tetori, data ku do të vendoset e ardhmja e Hysaj-t te Napoli, menaxheri i shkodranit presion klubit: Nëse nuk firmosni largohet me parametër zero Elseid Hysaj

ITALI- Elseid Hysaj e kishte paralajmëruar qëndrimin te Napoli disa ditë më parë, ndërsa mediat italiane raportojnë se palët ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Pas largimit të Ancelotti, mbrojtësi i krahut ka gjetur minuta të rëndësishme nën drejtimin e Gattusos, megjithatë rinovimi nuk po vjen dhe kjo situatë e bën të pasigurtë të ardhmen e shkodranit në klubin napolitan.

Drejtori sportiv i Napolit, Giuntoli, është takuar me menaxherin e shkodranit, Mario Giuffredi dhe kërkesa është 2.8 milionë euro në sezon ndërsa drejtuesit blu ofrojnë 2.2 milionë. Në këtë pikë, menaxheri i shkodranit Mario Giuffredi ka paralamëruar Napolin se nëse rinovimi nuk bëhet deri në fund të merkatos, lojtari do të largohet me parametër zero verën e ardhshme, kur i përfundon edhe kontrata.

“Do të ketë një pagesë unike, në rast se arrijmë një akord, që do të kënaqë lojtarin. Interesi im është të rinovojë brenda 5 tetorit, më pas nuk e di më nëse bëhet. Kam besim, por nuk varet më nga unë, unë e bëra atë që mund të bëhej.” Përfundon agjenti i lojtarit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

 

Shto Koment