Politike

“5-qershori nuk preket”, Rama-opozitës së re: Nuk mund t’i merrni të gjitha, e pamundur, duhet të tërhiqemi… (DEKLARATA)

VIDEO
Debati i kryeministrit Edi Rama u fokusua tek listat e hapura, marrëveshja e 5-qershorit dhe ndalimi i koalicioneve.

TIRANE– Kryeministri Edi Rama i kërkoi opozitës së re që të kuptoj se marrëveshja e 5-qershorit nuk preket, dhe se nëse duan të realizojnë ndryshimet e kërkuara Kushtetuese, atëherë PS do të japë votën, në të kundërt, jo.

“Më lejoni të jap një mesazh të qartë të gjithëve ju, duke filluar nga i palodhuri për një tranzicion të gjatë, që ka qenë viktimë e një administrimi të keq zgjedhor, Myslym Murrizi e i fundit por jo nga rëndësia i opozitës. Nuk mund t’i merrni të gjitha, nuk mund t’i kërkoni të gjitha dhe të gjithë duhet të bëjmë lëshimet tona. Është e pamundur që ne të votojmë së bashku me ju, nëse ju nuk votoni bashkë me ne dhe për ne marrëveshja e 5 qershorit nuk preket në asnjë pikë të saj. E them këtë  duke e ripërsëritur edhe këtu, marrëveshja e 5 qershorit nuk më pëlqen dhe marrëveshja ka një problem të madh, se nuk kemi arritur të adresojmë rekomandimin kryesor të OSBE/ODIHR, depolitizimi i administratës zgjedhore. Ju e dini shumë mirë që ne kemi qenë vijimësisht këmbëngulës dhe thamë që do e bëjmë depolitizimin, por ajo që e dallon sistemin demokratik dhe bashkëjetesën pluraliste është që duhet edhe të tërhiqesh, duhet edhe të bësh kompromise, duhet edhe të pranosh atë që nuk të pëlqen.”,-tha Rama. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kuvendi u mblodh sot për të diskutuar një sërë projektligjesh. Debati u fokusua tek listat e hapura, marrëveshja e 5-qershorit dhe ndalimi i koalicioneve. Kryeministri Edi Rama e tha prerë se vota e PS për 5-qershorin nuk lëviz dhe kërkoi bashkëpunim nga opozita e re për të votuar edhe ndryshimet Kushtetuese dhe marrëveshjen bashkarisht.

(F.g./dosja.al)

Shto Koment