Aktualitet

Aksident në Tiranë, 24-vjeçari përplas me makinë këmbësoren, e reja dërgohet në spital

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se këmbësorja është përplasur nga një automjet që drejtohej nga i riu 24-vjeçar me inicialet R.Ç..
Featured image of article: Aksident në Tiranë, 24-vjeçari përplas me makinë këmbësoren, e reja dërgohet në spital Foto ilustruse

TIRANË– Një 34-vjeçare me inicialet R.Dh, ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se këmbësorja është përplasur nga një automjet që drejtohej nga i riu 24-vjeçar me inicialet R.Ç..

Aktualisht 34-vjeçarja ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve në Spitlin e Traumës. Ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar për në komisariat.

Njoftimi i policisë Tiranë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më datë 04.06.2020, rreth ores 12:40, në rrugën “ 5 Maji”, mjeti me drejtues R.Ç., 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen R.Dh., 34 vjeçe, e cila u dërgua në spitalin e Traumës, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mjeti dhe drejtuesi i mjetit ndodhet në vëndngjarje. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment