
TIRANË- Me rastin e Ditës së Dëshmorëve, ka reaguar akademiku Artan Fuga, i cili shprehet se është e turpshme të përdorësh gjakun e të rënëve për tregti apo trafik votash. Në një postim në rrjetet sociale, Fuga shkruan se: “Vepra e dëshmorëve i takon vetëm Nënës Shqipëri. Kaq. Të tjerat janë dëngla maskarenjsh!
Reagimi i plotë i Artan Fugës:
Gjaku i të rënëve i takon vetëm Nënës Shqipëri, jo hipokritëve!
Sot në 5 maj unë përulem para gjakut të dëshmorëve të familjes time të zgjeruar, të të gjithë të rënëve, të të gjithë atyre që luftuan për liri! I përjetshëm kujtimi i tyre!
Janë në themelet e Shqipërisë!
Turp për këdo që injoron e përgojon sakrificën e tyre!
Turp edhe për ata që duan ta hipotekojnë gjakun e dëshmorëve a thua se u takon natyrshëm trashëgimia e veprës së tyre madhore!
Kërkojnë ta hipotekojnë për qëllime elektoraliste!
Është të përdorësh gjakun e të rënëve për tregti dhe trafik votash!
Vepra e dëshmorëve i takon vetëm Nënës Shqipëri. Kaq. Të tjerat janë dëngla maskarenjsh!
(a.m/dosja.al)