BotaEkonomi

5 kompanitë më të mëdha të naftës harxhojnë rreth 200 milionë dollar çdo vit për të lobuar kundër politikave për ngrohjen globale

5 kompanitë më të mëdha të naftës dhe të gazit shpenzojnë pothuajse 200 milion dollarë për të lobuar dhe për të vonuar, kontrolluar ose bllokuar politikat për ndryshimet klimatike ku po përdorin mediat sociale që të vendosin në punë me efikasitet agjendën e tyre për të dobësuar dhe kundërshtuar çdo legjislacion i cili ka vëmendjen tek ngrohja globale.
Featured image of article: 5 kompanitë më të mëdha të naftës harxhojnë rreth 200 milionë dollar çdo vit për të lobuar kundër politikave për ngrohjen globale Kompanitë e naftës lobojnë kundër ligjeve për ngrohjen globale.

5 kompanitë më të mëdha të naftës dhe të gazit shpenzojnë pothuajse 200 milion dollarë për të lobuar dhe për të vonuar, kontrolluar ose bllokuar politikat për ndryshimet klimatike, sipas një raporti të ri.

Chevron, BP dhe ExxonMobil ishin kompanitë kryesore që drejtonin këtë fushë, në lobimin e drejtpërdrejtë për të sulmuar politikat klimatike që trajtojnë ngrohjen globale.

Gjithnjë e më shumë po përdorin mediat sociale që të vendosin në punë me efikasitet agjendën e tyre për të dobësuar dhe kundërshtuar çdo legjislacion i cili ka vëmendjen tek ngrohja globale.

Në prag të zgjedhjeve afatmesme të SHBA-ve vitin e kaluar, 2 milion dollarë u shpenzuan në reklama të shënjestruara nga Facebook dhe Instagram nga gjigandët e naftës botërore dhe organet e tyre të industrisë, duke promovuar përfitimet e rritjes së prodhimit të lëndëve djegëse fosile, sipas raportit të publikuar të premten nga InfluenceMap.

Më vete, BP dhuroi 13 milion dollarë për një fushatë, e mbështetur gjithashtu nga Chevron, që me sukses ndaloi një taksë të karbonit në shtetin e Uashingtonit – prej të cilave 1 milion u shpenzuan në reklama të mediave sociale.

Paratë e shpenzuara nga 5 kompanitë më të mëdha të naftës dhe gazit natyror për të lobuar kundër politikave të ndryshimeve klimaterike në një vit.

Edward Collins, autori i raportit, analizoi shpenzimet e korporatave në lobim, informim dhe reklamim, dhe vlerësoi se proporcioni ishte i dedikuar për çështjet e klimës.

Të mëdhenjtë e naftës dhe mbështetja e tyre për ndryshimin klimaterik është e zbrazët dhe besueshmëria e tyre është në linjë. Ata mbështesin publikisht ndryshimet për përmirsimin e klimës ndërsa lobojnë kundër politikave detyruese. Ata përkrahin zgjidhje për uljen e nxjerrjes së karbonit, por investime të tilla janë të pakta, pasi ata lobojnë për zgjerimin e biznesit të karburanteve fosile.

Pas marrëveshjes së klimës në Paris në vitin 2015 kompanitë e mëdha të naftës dhe gazit thanë se mbështetën një çmim për karbonin dhe formuan grupe si Iniciativa për Klimën e Naftës dhe Gazit që nxisin masat vullnetare.

Por ekziston një hendek i madh midis fjalëve të tyre dhe veprimeve të tyre.

B.N/dosja.al

 

Shto Koment