Bota

5 ditë e humbur në Angli, arrestohet 42-vjeçari për zhdukjen e adoleshentes amerikane

 Një adoleshente nga Nju Jorku ishte zhdukur prej 5 ditësh pasi kishte bërë një fluturim drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Featured image of article: 5 ditë e humbur në Angli, arrestohet 42-vjeçari për zhdukjen e adoleshentes amerikane Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Vajza 16-vjeçare amerikane  ishte zhdukur prej 5 ditësh pasi kishte bërë një fluturim drejt Mbretërisë së Bashkuar.

16-vjeçarja amerikane ishte nisur  nga Nju Jorku të shtunën në aeroportin John F Kennedy drejt Anglisë, dhe më pas ajo u zhduk papritmas.

Humbja e vajzës amerikane vuri në lëvizje të gjithë policinë britanike, ndërsa të mërkurën u arrit të gjendej në Nottingham, një qytet 130 milje larg nga Londra.

Policia tha që ajo ishte e sigurt dhe nuk kishte dëme shëndetësore. Ndërkohë si shkak i humbjes së 16 vjeçares në Britani është arrestuar një burrë 42-vjeçar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa autoritet përkatëse thanë se familja e vajzës është informuar se ajo është gjetur.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Shto Koment