Aktualitet

5 aksidente me 4 viktima! Aksi Kavajë–Rrogozhinë do asfaltohet, ARRSH njoftim për shoferët: Nesër nisin punimet, SKEMA e re për devijimin e trafikut

Sipas ARRSH, punimet do të fillojnë nesër në orën 08:00 dhe do të zgjasin deri në datë 8 prill dhe aksi që do të "preket" nga ndërhyrja do të jetë ai, Spille–Bishti i Zhurit (Rrethrrotullimi i Rrogozhinës) në të dyja drejtimet.
Featured image of article: 5 aksidente me 4 viktima! Aksi Kavajë–Rrogozhinë do asfaltohet, ARRSH njoftim për shoferët: Nesër nisin punimet, SKEMA e re për devijimin e trafikut Foto ilustruese

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar fillimin e punimeve në rrugën Kavajë-Rrogozhinë, duke ndarë me të gjithë qytetarët dhe shoferët skemën e rë të lëvizjes. Sipas ARRSH, punimet do të fillojnë nesër në orën 08:00 dhe do të zgjasin deri në datë 8 prill dhe aksi që do të “preket” nga ndërhyrja do të jetë ai, Spille–Bishti i Zhurit (Rrethrrotullimi i Rrogozhinës) në të dyja drejtimet.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe menaxhimit të trafikut për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Skema e lëvizjes

DEKLARATË E PËRBASHKËT PËR MEDIAN DHE OPINIONIN PUBLIK

AUTORITETI RRUGOR SHQIPTAR-POLICIA E QARKULLIMIT RRUGOR

Fillojnë punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe elementeve të sigurisë rrugore në aksin: K/DALJE KAVAJË- DEGËZIM BISHTI ZHURIT (RROGOZHINË).

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e enjte, datë 1 prill 2021, ora 08:00 në mëngjes, në kuadër të projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore Bazuar në Rezultate”, financim i Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, do të realizohen punime në rrugë si më poshtë vijon:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Punimet konsistojnë në riparime te shtresës asfaltike dhe të elementëve të sigurisë rrugore në segmentin rrugor Spille–Bishti i Zhurit (Rrethrrotullimi i Rrogozhinës) në të dyja drejtimet. Gjatë kryerjes së punimeve qarkullimi i mjeteve do të jetë me shpejtësi të reduktuar dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar.

Punimet planifikohen të realizohen gjatë harkut kohor: prej datës 01.04.2021 deri në datë 08.04.2021, kjo edhe në varësi të motit. Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe menaxhimit të trafikut për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor, respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur, rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren.

Për vetëm dy muaj, në këtë aks rrugor janë shënuar 4 viktima dhe 6 të plagosur për shkak të cilësisë së keqe të punimeve.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment