Aktualitet

49 raste me Covid-19 në Vlorë, mes tyre mësues, infermierë dhe punonjës në institucionet shtetërore 

Mësohet po ashtu se nga sëmundja vdekje edhe pesë mësues ne qytet, një në fshat dhe një kopshti 3, dy nxënës në dy shkolla jo publike.
Featured image of article: 49 raste me Covid-19 në Vlorë, mes tyre mësues, infermierë dhe punonjës në institucionet shtetërore  Foto ilustruese

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë, ditën e sotme ka konfirmuar sot 49 raste të reja në Vlorë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në mesin e të infektuarve janë 4 punonjës pranë Sigurimeve Shoqërore Vlorë.

Mësohet po ashtu se nga sëmundja vdekje edhe pesë mësues ne qytet, një në fshat dhe një kopshti 3, dy nxënës në dy shkolla jo publike.

Dy raste janë infermierë në qendrat shëndetësore dhe dy në Vlorë. Po ashtu është infektuar një person pranë gjykatës administrative Vlorë dhe 1 rast pozitiv ka rezultuar një punonjës parkimi në spital.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një rast është evidentuar pranë tatimeve në njësisë Administrative Novoselë, 4 raste në fasoneri.  Sakaq, rastet e tjera janë kontakte, pensionistë dhe familjarë e biznes privat.

Situata e pandemisë në vend vijon të jetë në nivele shqetësuese. Vetëm në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë njoftoi 801 raste të reja dhe 18 humbje jete. Ndërkohë në Vlorë që prej fillimit të pandemisë deri më tani janë infektuar 963 persona dhe 24 viktima.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment