Politike

48 orë nga zgjedhjet! Meta thirrje qytetarëve: Votoni! Akt i domosdoshëm patriotik, të gjithë i kanë sytë nga ne! Policia të tregojë integritet

Ilir Meta shkruan se më 25 prill, sytë e të gjithë vendin janë nga Shqipëria, ndërsa ka përçuar një thirrje të posaçme për punonjësit e Policisë së Shtetit. 
Featured image of article: 48 orë nga zgjedhjet! Meta thirrje qytetarëve: Votoni! Akt i domosdoshëm patriotik, të gjithë i kanë sytë nga ne! Policia të tregojë integritet Ilir Meta, president

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kërkuar nga qytetarët shqiptarë që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, duke e konsideruar si akt patriotik. Me anë të një statusi në Facebook, Meta shkruan se më 25 prill, sytë e të gjithë vendin janë nga Shqipëria, ndërsa ka përçuar një thirrje të posaçme për punonjësit e Policisë së Shtetit. 

E ritheksoj, që këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme! Sepse ato janë jo vetëm për 4 vite, por për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Prandaj, të tregojmë qytetari dhe kulturë demokratike në këto zgjedhje sepse ato duhet të jenë një moment bashkimi dhe feste e demokracisë. Pjesëmarrja e çdo qytetari në zgjedhje është jo vetëm një detyrim qytetar, por edhe një akt i domosdoshëm patriotik. Me votën tuaj të lirë, ju vendosni për Shqipërinë në Europë!  Ju vendosni për Shqipërinë e shqiptarëve! Më 25 Prill vendosni Ju! Vendos Sovrani!,”-shkruan Meta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

REAGIMI I PLOTË: 

Të dashur qytetarë, nëna, baballarë, motra, vëllezër dhe ju të reja dhe të rinj! Mbeten vetëm 48 orë, kur me votën tuaj ju do të përcaktoni vullnetin e Sovranit për drejtimin e vendit. Të gjithë i kanë sytë te Shqipëria, vendi më problematik i rajonit dhe i Europës për zbatimin e standardeve të demokracisë dhe të zgjedhjeve. Le të manifestojmë me qytetari dhe kulturë demokratike, vullnetin tonë të lirë për zgjedhjen e përfaqësuesve tanë në drejtimin e vendit. Prandaj , në këto orë të mbetura nga Referendumi historik i 25 Prillit, bëj thirrje, që të shmanget çdo incident artificial dhe provokim i qëllimshëm, që synon të dëmtojë zgjedhjet dhe imazhin e Shqipërisë. Një thirrje të posaçme, u drejtoj të gjithë forcave të ruajtjes së rendit, Policisë së Shtetit dhe punonjësve të administratës publike, që të tregojnë integritet dhe të ushtrojnë detyrën e tyre duke zbatuar me rigorozitet vetëm ligjin duke mos u bërë palë me politikën  E ritheksoj, që këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme! Sepse ato janë jo vetëm për 4 vite, por për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Prandaj, të tregojmë qytetari dhe kulturë demokratike në këto zgjedhje sepse ato duhet të jenë një moment bashkimi dhe feste e demokracisë. Pjesëmarrja e çdo qytetari në zgjedhje është jo vetëm një detyrim qytetar, por edhe një akt i domosdoshëm patriotik. Me votën tuaj të lirë, ju vendosni për Shqipërinë në Europë!  Ju vendosni për Shqipërinë e shqiptarëve! Më 25 Prill vendosni Ju! Vendos Sovrani!

Shto Koment