Kuriozitete

416 vite dritë larg nesh… Planet e yll në qiell dedikuar Shqipërisë, vendosen përfundimisht emrat e tyre, ja si do të quhen

Emrat janë vendosur nga Bashkimi Ndërkombëtar i Astrofizikantëve, i cili certifikoi zgjedhjen e bërë nga Shqiptarët për planetin që më parë quhej HD82886b dhe yllin ku ai rrotullohej.
Featured image of article: 416 vite dritë larg nesh… Planet e yll në qiell dedikuar Shqipërisë, vendosen përfundimisht emrat e tyre, ja si do të quhen Foto e postuar nga Mimoza Hafizi
Përditësuar:

TIRANË– Një planet në galaktikë do të mbajë një emër shqiptar. Planeti është vendosur që të quhet “arbër”, ndërsa një yll do të mbajë emrin “illyrian”.

Emrat janë vendosur nga Bashkimi Ndërkombëtar i Astrofizikantëve, i cili certifikoi zgjedhjen e bërë nga Shqiptarët për planetin që më parë quhej HD82886b dhe yllin ku ai rrotullohej.

Lajmin e ka dhënë shkencëtarja Mimoza Hafizi, e cila ka treguar se planeti po ashtu dhe ylli janë 400 vite dritë larg planetit Tokë.

POSTIMI I PLOTË: 

Një planet në Galaktikë do të ketë emrin ARBER, ndërsa një Yll në yllësi, do të ketë emrin ILLYRIAN. Shqipëria përfundimisht në hapësirën qiellore do të ketë emrat e saj.

Një gjë e tillë është vendosur sot nga Bashkimi Ndërkombëtar i Astrofizikantëve që certifikoi sot zgjedhjen e bërë nga Shqiptarët për planetin që më parë quhej HD82886b dhe yllin ku ai rrotullohej.

Këtë lajm të gëzuar për hapësirën qiellore dhe emrat shqiptarë të saj, me urimin për një 2020 të mbarë e ka dhënë shkencëtarja Mimoza Hafizi. Të dy, si planeti dhe ylli që kanë emrat shqiptarë janë 400 vite dritë larg planetit Tokë, raporton neësbomb.al.

Sot Bashkimi Ndërkombëtar i Astrofizikanëve çertifikoi zgjedhjen që mijra shqiptarë i bënë emrit Arber për planetin HD 82886b dhe emrit Illyrian për yllin rrotull të cilit ai sillet.

Këto dy objekte astronomike ndodhen më shumë se 400 vite-dritë larg nesh, distancë gjigande në dimensionin njerëzor, por e vogël në dimensionin universal, të cilin njerëzimi po përpiqet ta kuptojë, eksplorojë e madje ta pushtojë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me këtë zgjedhje, ne shqiptarët dërguam një copë të historisë sonë drejt qendrës së Galaksisë. Le të presim që në këmbim të marrim Urimin Galaktik për jetë të gjatë e mirëqënie të kombit tonë!

Le të jetë planeti Arber një burim dijesh për ne dhe njerëzimin tokësor!

Le të jetë Arberi simboli i progresit të pandalshëm të inteligjencës sonë!

Le të jetë ky planet mik, një pasqyrë për të parë me dashuri Tokën tonë të bekuar, ku natyra na fali jetën.

Gëzuar vitin 2020!

Ylli i Shqipërisë ndodhet në konstelacionin e Luanit të Vogël. Rreth tij sillet një planet qindra herë më i madh se Toka, pra ngjan me Jupiterin, planetin gjigand të Sistemit Diellor. Planeti është zbuluar në vitin 2011. Deri pak kohë më parë për të ishin hedhur disa propozime emrash. (Lexo këtu) 

(k.m./dosja.al)

Shto Koment