BotaPsikologjiVirale

“Më dukej sikur penisi im po shkëputej”, 41-vjeçari përjeton 36 orët e tij më të dhimbshme pas ereksionit seksual

Kjo sindromë apo çrregullim quhet Priapisëm dhe është tej mase e dhimbshme, ajo ndodh kur një nga venat kryesore që qarkullon gjakun në penis bllokohet, duke ndalur kështu kalimin dhe uljen e penisit.
Featured image of article: “Më dukej sikur penisi im po shkëputej”, 41-vjeçari përjeton 36 orët e tij më të dhimbshme pas ereksionit seksual

Francë – Elliot Rossitter ishte në Francë me partneren e tij për pushime në fundjavë, kur papritmas vuri re se kishte një ereksion seksual dhe penisi i tij ishte forcuar.

41-vjecari shpreh se ai nuk kishte kaluar një moment seksual më të dhimbshëm që kishte ndjerë ndonjëherë.

Duke shpresuar se kjo gjë do t’i kalonte në pak minuta, Elliot ishte tej mase i shqetësuar kur edhe të nesërmen, penisi i tij nuk ishte ulur dhe ishte ende i fortë.

Pas afërsisht 20 orësh duke e përjetuar këtë gjë, ai filloi të kishte dhimbje të forta dhe të papërballueshme.

Dilema e tij e dhimbshme dhe e turpshme përfundoi të ishte një sindromë e rrallë që prekte një në 20,000 njerëz. Ajo konsistonte në forcimin e penisit për një kohë relativisht shumë të gjatë që mund të zgjaste edhe një muaj.

Kjo sindromë apo çrregullim quhet Priapisëm dhe është tej mase e dhimbshme, ajo ndodh kur një nga venat kryesore që qarkullon gjakun në penis bllokohet, duke ndalur kështu kalimin dhe uljen e penisit.

Ellioti duroi 36 orë në agoni dhe dhimbje, dhe pasi e çuan në spital mjekëve i’u desh të hapnin një vrime në penisin e tij, në mënyrë që të bënin të mundur kalimin e gjakut, dhe të ndalonin pompimin e gjakut në penis.

Elliot shprehet se ky çrregullim mund t’i ketë ndodhur pas steroideve dhe ilaçeve kundër dhimbjes që ka konsumuar për nje kohë të gjatë në jetën e tij.

Burimi: DailyMail 

E.C/Dosja.al

Shto Koment