LIVE UPDATES
Aktualitet

40 vite në kërkim të së vërtetës/ Gruaja e vendosur për të zbuluar vdékjen e bashkëshortit mes pyllit, prej dekadash a

2 Janar 2020, 20:09 Nga DOSJA
40 vite në kërkim të së vërtetës/ Gruaja e

TIRANË– Një grua vazhdon të trokasë në zyrat shtetërore prej 4 dekadash për të zbuluar se cila është e vërteta e vdekjes së bashkëshoritit të saj. Një burim pranë Avokatit të Popullit tregoi ekskluzivisht për Gazetën Si se gjithçka ka nisur gjatë diktaturës dhe që prej atëherë Marika Bulgareci nuk është dorëzuar, por kërkon t’i jepet përgjigje: Përse vdiq i shoqi? Siç mëson Gazeta Si, Klement Riza Bulgareci ka ndërruar jetë në 1980 dhe prej atëherë familja nuk ka rreshtur për zbulimin e së vërtetës.

Familja dhe bashkëshortja prej dekadash u janë drejtuar të gjitha institucioneve zyrtare për të marrë informacion, arkivave, policisë, Ministrisë së Brendshme, por nuk kanë marrë asnjë të dhënë që do të qetësonte shpirtin e tyre. Së fundmi letra i është drejtuar edhe Avokatit të Popullit. Marika Bulgareci i thotë ndër të tjera Avokatit në letrën që Gazeta Si disponon:

“Nga data 29 janar deri në pesë shkurt 1980, Ministria e Mbrojtjes ka organizuar një stërvitje ushtarake të quajtur “Marshim në gjurmët e Brigadës së parë Sulmuese” me repartin ushtarak numër 1105, Tiranë. Në këtë stërvitje ka marrë pjesë si rezervist edhe bashkëshorti, shtetasi Klement Riza Bulgareci. Ai ka qenë punonjës i Televizionit Shqiptar dhe anëtar i Këshillit Popullor të Tiranës. Gjatë stërvitjes ushtarake, në rrethana akoma të paqarta, Klementi ka humbur. Pas humbjes së tij, nga Ministria e Mbrojtjes janë organizuar disa ekipe kërkimi me ushtarë të reparteve ushtarake në bashkëpunim me popullsinë e zonës, ku kishte kaluar efektivi i repartit ushtarak numër 1105, Tiranë. Më pas, pas gati dy javë kërkimesh, më datë 14 shkurt 1980, bashkëshorti u gjet i vdékur në pyll, mes shkurreve dhe dëborës në zonën e fshatit Shkallë të Rrethit Tiranë. Unë dhe prindërit e bashkëshortit u jemi drejtuar disa institucioneve për të marrë përgjigje, një informacion lidhur me rrethanat dhe shkaqet e vdékjes së Klementit, por askush nuk na e dha këtë informacion”.

Sikurse mëson Gazeta Si, nga praktika e ndjekur në vite nga familja që kërkon të vërtetën, të njëjtën gjë ka bërë më herët edhe babai i të ndjerit Koli Riza Bulgareci. Në 2017, i moshuari i ka shkruar Avokatit të Popullit, siç kishte vepruar edhe më herët edhe në vitin 2007. Në atë kohë po Avokati i Popullit është vënë në lëvizje nga familja, çka ka sjellë edhe vënien në lëvizje të Prokurorisë, e cila nga ana e saj ka urdhëruar arkivën të nxjerrë nga pluhuri dosjen e Klement Riza Bulgarecit. Por arkiva i është përgjigjet organit të akuzës me shkresën 5173 datë 25 shtator 2007 se “arkiva për periudhën para viteve 1990 është në rikonstruksion dhe nuk është e mundur që të kryhet ky verifikim”.

Për këtë shkak komisionerja e Avokatit të Popullit duke iu refruar ankesës së gruas këmbëngulëse – sipas burimeve të Gazetës Si – në fund të muajit dhjetor 2019 i ka dërguar sërisht shkresë Prokurorisë së Tiranës që të hapë arkivat dhe t’i vendosë familjes në dispozicion fotokopje të vendimeve për hetimin e ngjarjes së para 30 viteve. Komisionerja kërkon përgjigje për pyetjet sa më poshtë:

A është hetuar në atë kohë nga prokuroria ngjarja e vdékjes së Klement Riza Bulgarecit
A është kryer ekzaminim në trupin e tij?

Nëse janë kryer hétime, cili është konkluzioni i hetiméve?

Marrë nga Gazeta Si

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet e verteta per vdekjen e bashkeshortit gruaja qe nuk dorezohet klement riza bulgareci marika bulgareci e verteta per vdekjen e bashkeshortit gruaja qe nuk dorezohet klement riza bulgareci marika bulgareci

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni