Aktualitet

40 rrënjë kanabis në oborrin e shtëpisë, shoqërohen dy gra nga Lazarati, njëra prej tyre e moshuar

Banesat ku u gjetën 20 rrënjë kanabisi janë në pronësi të Shkëlqime Rabajt, po aq bimë u gjetën edhe në oborrin e Bejeme Totos.
Featured image of article: 40 rrënjë kanabis në oborrin e shtëpisë, shoqërohen dy gra nga Lazarati, njëra prej tyre e moshuar Kanabis në shtëpi

GJIROKASTËR– Policia ka zhvilluar një aksion “blic” antikanabis në fshatin Lazarat të Gjirokastrës. Mësohet se në dy banesa brenda fshatit janë gjetur 40 rrënjë kanabisi. 

Banesat ku u gjetën 20 rrënjë kanabisi janë në pronësi të Shkëlqime Rabajt, po aq bimë u gjetën edhe në oborrin e Bejeme Totos. Pas gjetjes së rrënjëve të kanabisit, forcat policore kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë të dyja gratë, njëra prej të cilave është e moshuar. 

Ende nuk dihet se çfarë procedurat ligjore do të ndiqen ndaj tyre dhe nëse ato do të arrestohen apo jo.

Ndërkohë në Tepelenë, Policia ka goditur një grup kriminal duke ndaluar shtatë persona, dy prej tyre nga Lazarati. Nuk dihet nëse Arbër dhe Shpëtim Brahimaj kanë lidhje me ndonjë prej dy të shoqëruarave. (Lexo këtu)

(k.m./dosja.al)

Shto Koment