Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë/ Banorët shkaktojnë tensione në mbledhje, një prej tyre pështyn Tavon
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Zgjedhja e drej...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Zgjedhja e drej...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Shqipëri- 12 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me COVID-19 12 raste të reja, pas testimit të 170 personave të dyshuar, duke shkuar në 868 numri i të infektuarve. Harta është zgjeruar me 8 raste në Tiranë, 2 në Kamëz, 1 në Krujë dhe 1 në Fier. Po kështu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar janë 23 qytetarë dhe në total kanë fituar betejën me COVID-19 650 qytetarë. Lajm i mirë është se gjatë orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë.
Në të gjithë vendin aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz. Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive.
Njoftimi i ministrisë:
Covid19, Ministria e Shëndetësisë: 75% e të prekurve janë shëruar. Sot 12 raste të reja. 187 raste aktive në vend Gentiana Qirjako Instituti i Shëndetit Publik Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri. Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive.
Në 24 orët të fundit janë testuar 170 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë, kontakte të rasteve të mëparshme.
Shpërndarja e të prekurve me COVID19 është si vijon: 8 raste në Tiranë, 2 në Kamëz, 1 në Krujë dhe 1 në Fier. Të shëruar janë 23 qytetarë. Gjatë ditëve të fundit kemi një përmirësim të situatës edhe në spitale. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive, dhe prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete.
Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 868 qytetarë. Prej tyre 650 qytetarë ose rreth 75% janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz. Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.
Siç jeni në dijeni nga dita e hënë, 11 Maj do të ketë një tjetër lehtësim masash.
Nga nesër shtohen si zona të gjelbërta bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korcë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë dhe Vorë, me të njëjtat rregulla. Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbërta me automjet privat, duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njejtës familje, deri në orën 21:00. Po kështu, lejohen të ushtrojnë veprimtarinë sipas protokolleve strikte të sigurisë, klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregëtare. Duke filluar nga data 11 Maj të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në banesë. Pavarësisht lehtësimit të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i fton qytetarët të respektojnë rregullat, të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.
Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40. COVID-19 – Statistika (10 Maj 2020)
Teste të kryera 10438
Raste pozitive 868
Raste të shëruara 650
Raste Aktive 187
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 87
Krujë 58
Shkodër 16
Kamëz 11
Fier 5
Kurbin 3
Elbasan 3
Mirditë 1
Berat 1
Durrës 1
Korçë 1
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Përmet- Gjatë natës ka ndodhur një grabitje në qytetin e Përmetit. Policia njofton se është grabitur dyqani i personit me iniciale Z.J. Sipas policisë autori, ...
Tiranë- Avokati Altin Goxhaj, i cili u shoqërua ditën e djeshme në polici, pasi mori pjesë tek protesta në “Sheshin Skënderbej” ka deklaruar në një postim në F...
Tiranë- Mjekja e njohur, Lira Gjika ka treguar detaje për gjendjen e fëmijëve gjatë kësaj periudhe pandime dhe ka dhënë këshilla sesi duhet të sillen prindërit...
TIRANË-=- Ditën e sotme u raportua në media se SPAK, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit prej 10 ditësh nuk merr përgjigje nga Minis...
Shqipëri- Edhe këtë të dielë pensionistët dhe prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç kanë mundësi të shijojnë lirinë. Për pensionistët liridalja është deri...
Krujë- Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Krujë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar me COVID-19 një burrë,...
Tiranë- Shkrimtari dhe gazetari shqiptar, Ardi Stefa ka publikuar në Facebook një histori prekëse, por ndërkohë edhe frymëzuse. Stefa ka publikuar rrëfimin e 22...
Shqipëri- 868 të infektuar, 31 viktima dhe 650 persona të shëruar ky është bilanci i koronavirusit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën ...
Tiranë- Gjatë kësaj periudhe pandemie janë shembur “pa zhurmë” dy vilat e fundit të periudhës otomane, të cilat ndodheshin në qendër të Tiranës, në Rrugën “Teft...