Aktualitet

4 mln euro pasuri/ Zbardhen asetet e kokës së grupit kriminal në Vlorë: Ka fabrika, 15 apartamente, 7 mjete dhe dy biznese

Mësohet se mes pasurisë prej katër milionë eurosh, 'BOSSI', të cilit nuk i dihet ende identiteti ka 15 apartamente, 7 makina luksoze, një fabrikë, bar-restorant, dy biznese për shpërndarje pijesh alkolike.
Featured image of article: 4 mln euro pasuri/ Zbardhen asetet e kokës së grupit kriminal në Vlorë: Ka fabrika, 15 apartamente, 7 mjete dhe dy biznese

VLORËDosja.al ka zbardhur disa prej aseteve që i janë sekuestruar kreut të grupit kriminal në Vlorë, i cili u cilësua si koka e rrjetit që u shpërbë sot nga operacioni mes autoriteteve italiane dhe shqiptare.

Mësohet se mes pasurisë prej katër milionë eurosh, ‘BOSSI’, të cilit nuk i dihet ende identiteti ka 15 apartamente, 7 makina luksoze, një fabrikë, bar-restorant, dy biznese për shpërndarje pijesh alkolike.

Personi nga Vlora është cilësuar si koka e grupit që u shkatërrua sot dhe 37 persona, shqiptarë dhe italianë ranë në prangat e policisë. Gjithçka erdhi pas një operacioni të zhvilluar mes departamentit të Antimafias Italiane dhe autoriteteve shqiptare. A

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

rrestimet janë kryer në Itali dhe Shqipëri, gjatë operacioneve të kaduara “Kulmi” dhe “Shefi”, ku janë sekuestruar 3.5 ton kanabis dhe kokainë, që në treg kap vlerën e 40 mln euro. Ndërkohë, është dhënë urdhër sekuestrimi për 4 mln euro pasuri të këtij grupi kriminal. hetimet në lidhje me këtë grup kriminal në vendin tonë kanë nisur në vitin 2017.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment