AktualitetRajoni

4 javë në koma me Covid-19/ Shqiptari 27-vjeçar që u kurua në Gjermani fiton betejën me virusin: Tani fillon një jetë e dytë për mua

Bëhet e ditur se Albi u transferua në spitalin ‘Winterberg’, pasi ky spital ka aparatin ECMO, një makineri që kryen pjesërisht ose plotësisht funksionin e frymëmarrjes së pacientit.
Featured image of article: 4 javë në koma me Covid-19/ Shqiptari 27-vjeçar që u kurua në Gjermani fiton betejën me virusin: Tani fillon një jetë e dytë për mua Albi Bami

GJERMANI-Albi Bami është një 27-vjeçar shqiptar, i cili është kuruar ndaj Covid-19 në Gjermani. Sipas mediave të huaja, ai nuk ka pasur sëmundje të mëparshme, por sapo është prekur nga Covid-19,  ai ka luftuar me jetën e tij, pasi u sëmur shumë rëndë.

Bëhet e ditur se Albi u transferua në spitalin ‘Winterberg’, pasi ky spital ka aparatin ECMO, një makineri që kryen pjesërisht ose plotësisht funksionin e frymëmarrjes së pacientit.

Albi qëndroi në ventilim për një muaj. Më 10 nëntor, 27-vjeçari u zgjua nga koma pas katër javësh në trajtim intensiv. Pasi ka dalë nga trajtimi intestiv, ai e ka përshkruar këtë moment si rilindje.

“Tani fillon një jetë e dytë për mua,” -ka thënë Albi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, mjeku i tij Nikolaus Graf e ka përshkruar këtë si një rast të veçantë, pasi i riu nuk ka pasur asnjë problem tjetër shëndetësor, para infektimit me Covid-19 dhe gjendja e tij nuk duhet të ishte e rëndë.

“Edhe kur shkoja në shtëpi, mendoja për këtë,”-ka thënë mjeku. 

Megjithatë, pavarisht se ka dalë nga kujdesi intesiv, Albit i duhet akoma kohë që ta marrë veten plotësisht.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment