Bota

39-vjeçari në Itali vdes në një aksident/ Kompania sigurimit kompenson gruan dhe të dashurën

Kompensimi nuk do të ndahet në gjysmë me gruan, por sigurimi do t'ia paguajë atë dyfish dy grave të pranishme në jetën e viktimës. Beteja ligjore zgjati, por avokati i të dashurës, Gino Michele Domenico Arnone, i'u gëzua fitores pasi kërkesa për dëmshpërblim u mbyll jashtë gjykatës.
Featured image of article: 39-vjeçari në Itali vdes në një aksident/ Kompania sigurimit kompenson gruan dhe të dashurën Foto Ilustruese

ITALI– “Tri ditë me mua dhe katër me familjen”. Kjo është mënyra se si e dashura e një punëtori 39-vjeçar nga Torino, i cili vdiq në një aksident automobilistik gjatë një udhëtimi pune në tetor, iu dha kompensimi i sigurimit.

Sipas mediave italiane, kompensimi nuk do të ndahet në gjysmë me gruan, por sigurimi do t’ia paguajë atë dyfish dy grave të pranishme në jetën e viktimës. Beteja ligjore zgjati, por avokati i të dashurës, Gino Michele Domenico Arnone, i’u gëzua fitores pasi kërkesa për dëmshpërblim u mbyll jashtë gjykatës.

“Askush nuk mund të kishte mohuar legjitimitetin për të vepruar ndaj asaj gruaje që ishte kualifikuar si” e dashura e viktimës ‘”,- komentoi ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga ana tjetër, “e dashura e viktimës” kishte kryer detyrën e vështirë për të njohur burrin që vdiq në aksidentin rrugor. Ajo u gjurmua menjëherë nga policia. Gruaja e tij kishte mbërritur në spital kur gjërat kishin mbaruar, pasi ishte kthyer në Torino nga një udhëtim.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment