Bota

380 persona kanë humbur jetën dhe 23,839 raste të reja në regjistruar ditën e sotme me Covid në Itali

Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Italisë kanë vdekur 380 persona dhe janë infektuar 23,839 të tjerë.
Featured image of article: 380 persona kanë humbur jetën dhe 23,839 raste të reja në regjistruar ditën e sotme me Covid në Itali Foto ilustruese

Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtuar edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.

Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Italisë kanë vdekur 380 persona dhe janë infektuar 23,839 të tjerë. Me bilancin e sotëm numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 107,636 ndërsa numërohen në total 3,512,453 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Itali janë shëruar 2,832,939 persona ndërsa në gjendje të rëndë për jetën aktualisht janë 3,635 të tjerë.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment