Bota

347 persona kanë humbur jetën dhe 14,245 persona janë regjistruar pozitiv me Covid gjatë 24 orëve të fundit në Itali

Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Italisë kanë vdekur 347 persona dhe janë infektuar 14,245 të tjerë.
Featured image of article: 347 persona kanë humbur jetën dhe 14,245 persona janë regjistruar pozitiv me Covid gjatë 24 orëve të fundit në Itali Foto ilustruese

ITALI-Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtuar edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.

Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Italisë kanë vdekur 347 persona dhe janë infektuar 14,245 të tjerë. Me bilancin e sotëm numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 75,332 ndërsa numërohen në total 2,155,446  të infektuar që prej fillimit të shpërthimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Itali janë shëruar 1,503,900 persona ndërsa në gjendje të rëndë për jetën aktualisht janë 2,583 të tjerë.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment