Politike

33 të proceduar për korrupsion Në zgjedhje, Kim flet pas njoftimit të SPAK: Askush nuk është mbi ligjin

Në një status në rrjetet Kim shkruan se askush nuk është mbi ligjin dhe se askush nuk mund ta pengojë qytetarin që të votojnë në mënyrë të lirë.
Featured image of article: 33 të proceduar për korrupsion Në zgjedhje, Kim flet pas njoftimit të SPAK: Askush nuk është mbi ligjin Yuri Kim

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka përgëzuar Prokurorinë e Posaçme për nisjen e hetimeve për zgjedhjet e 25 prillit, pas të cilave 33 persona janë vënë nën hetim.

Në një status në rrjetet Kim shkruan se askush nuk është mbi ligjin dhe se askush nuk mund ta pengojë qytetarin që të votojnë në mënyrë të lirë.

“Më vjen mirë që shoh njoftimin e SPAK për hetimet e krimeve elektorale. Unë e kuptoj që prokurorët do të bëjnë të njëjtën gjë. Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen penalisht. Askush nuk është mbi ligjin,”- shkruan Kim.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vënë nën hetim 33 persona për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dy ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, SPAK, përmes një njoftimi zyrtar, ka bërë me dije se 27 persona janë proceduar penalisht për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, dy persona për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, një tjetër për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe një tjetër person për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Përhapja e sekreteve vetjake”.

Në njoftimin zyrtar, SPAK fton të gjithë qytetarët që të dërgojë çdo lloj informacioni me foto e video që kanë , në mënyrë që të ndihmojnë hetimet.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment