Politike

32-vjetori i vrasjes së Havzi Nelës, Basha e kujton me një poezi: Është poeti i pavdekësisë

Poezia që ka zgjedhur numri një i opozitës ka tone revolte, dhe nëpërmjet saj bën thirrje qytetarëve që të çohen për liri.
Featured image of article: 32-vjetori i vrasjes së Havzi Nelës, Basha e kujton me një poezi: Është poeti i pavdekësisë Lulzim Basha dhe Havzi Nela

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kujtuar sot poetin e vrarë nga regjimi komunist, Havzi Nela. Në një postim në mediat sociale, Basha ka zgjedhur që të publikojë foton e poetit dhe një poezi të tij dhe shkruan se Nela është poeti i pavdekësisë.

Poezia që ka zgjedhur numri një i opozitës ka tone revolte, dhe nëpërmjet saj bën thirrje qytetarëve që të çohen për liri.

Havzi Nela

Thoni: Desh, kërkoi lirinë/ Si skifter në fluturim / Provoi prangat, t’errtë qelinë/ Për të mjerët, lëshoi kushtrim/ Thoni se: E qorroi terri’ Thoni: Dielli nuk u ngrohu.’ Thoni se: E trishtoi tmerri. E të shtypunit i tha: Çohu!” Havzi Nela – Poeti i pavdekësisë”, shkruan Basha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky mesazh i Bashës bëhet për 32-vjetorin e vrasjes së Havzi Nelës. Poeti u shpall armik i pushteti komunist dhe pas shumë vitesh burgim, u vendos që ai të vritej.  Më 10 gusht 1988, ai u ekzekutua me varje në mes të qytetit të Kukësit.

Pasi u ekspozua gjatë gjithë ditës më 10 gusht, 1988, në mesnatë terroristët komunistët e morën trupin e tij dhe e futën atë vertikalisht në një vrimë të krijuar nga heqja e një shtyllë druri. Ai ishte i privuar nga mundësia për tu shtrirë si të gjithë të vdekurit. Ai qëndroi në këmbët e tij për pesë vjet dhe dhjetë ditë, deri më 20 gusht 1993. Pas përpjekjeve të shumta nga qeveria demokratike e Shqipërisë, kjo ishte dita që u bë e mundur që të gjendej vendi, i mbuluar me gurë dhe shkurre pranë fshatit Kolsh, dy kilometra larg nga Kukësi. Me dekretin presidencial të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, Havzi Nelës i është dhënë titulli “Dëshmor i Demokracisë.”

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment