Aktualitet

31-vjeçarja në Fier humbi jetën nga anestezia, familjarët dalin në protestë me lot në sy: Vajzat e vogla kanë nënën në dhé, duam drejtësi!

Familjarët akuzojnë mjekët se janë treguar të paaftë dhe kanë neglizhuar rastin duke shkaktuar vdekjen e nënës së re.
Featured image of article: 31-vjeçarja në Fier humbi jetën nga anestezia, familjarët dalin në protestë me lot në sy: Vajzat e vogla kanë nënën në dhé, duam drejtësi! Bashkeshorti i se ndjeres
Përditësuar:

FIER– Familjarët e 31-vjeçares që ndërroi jetë një muaj më parë në spitalin e Fierit pas lindjes së foshnjes, kanë dalë në protest ditën e sotme para prokurorisë për shkak të mungesës së hetimeve.

Me lot në sy, ata janë shprehur se duan drejtësi, pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga prokuroria e Fierit lidhur me hetimet për vdekjen nga anestezia të 31-vjeçares që la pas dy fëmijë. Familjarët akuzojnë mjekët se janë treguar të paaftë dhe kanë neglizhuar rastin duke shkaktuar vdekjen e nënës së re.

Sot është data 10, realisht duhet të sihim në varreza, por heeshtja që ka bërë prokuroria më çojnë në neglizhim. Mos-dalja e ekspertizës ligjore, deri në 4 javë, askush nuk na ka dhënë një përgjigjie, sepse ai mjek plehrë, bashkë me mjeken tjetër kanë fshehur çdo gjë. Kjo nuk do të mbetet kurrë në heshtje sepse ne nuk do të ndalojmë kurrë dersia të gjejmë të vërtetë. Unë kërkoj të vërtetën, i kërkoj prokurorisë t’a nxjerrë sa më shpejt ekspertizën ligjore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk dua tja përmend emrin se është mjek plehrë, bashkë me mjeken tjetër, e ka inskenuar çdo gjë. Ka një muaj sot që çdo gjë po neglizhohet të kalojnë në heshjte të plotë, nëse nuk do japin këta një përgjigjie, do të jemi të detyruar, sepse dhimbja që ne kemi është shumë e madhe. Dua me se s’bën të merren kamerat e sigurisë. Aparaturat, ilaçet apo mediakamentet ne i kemi blerë privatisht, dhe çuditërisht nuk ka asnjë kamera as në spitalin shtetëror as në atë privat”- u shpreh bashkëshorti i të ndjerës.

Elisabeta Lamaj humbi jetën në sallën e lindjes, në 10 prill, në maternitetin e Fierit. 31-vjeçarja, nga fshati Drenovë Mallakastër ndërroi jetë ndërsa mjekët ndërhynë për të shpëtuar foshnjën.Sipas deshmisë së mjekeve shkak i humbjes se jetës së 31 vjeçares ka qenë infarti akut i miokardit.

(kle.mu./dosja.al)

Një Koment në “31-vjeçarja në Fier humbi jetën nga anestezia, familjarët dalin në protestë me lot në sy: Vajzat e vogla kanë nënën në dhé, duam drejtësi!

  1. Rilindja dhe Manastirliu e kan mendjen me rjep e me vjedh tendera sistemi i shendetesis esht kolaps total ne cdo qytet te Shqiperis ..gjerat qe ndodhin ketu ne shendetesi as ne afrike nuk ndodhin ..njerez gryksa qe vetem te leket u punon mendja dhe jan kthyer ne kafshe ku kujdesi per jeten e qytetarit eshte gje pa rendesi ..na ruajt zoti se ne dor te tij jemi …se shendetesia ka marr fund ..

Shto Koment