Aktualitet

31-vjeçari tentoi vetëvrasjen në shtëpinë e vjehrrit, flasin prindërit e tij: Fajin e kishte nusja, thoshte se djali kishte dashnore, ai ishte në depresion

VIDEO
Nena e Elton Metes ka deklaruar se djali i saj është pa faj e se ra ne depresion pasi nusja iku nga shtëpia. 

FIER– Sabrie Meta, nëna e 31-vjeçari Elton Meta që tentoi të vetëvritej, ka deklaruar se djali i saj është pa faj e se ra në depresion pasi nusja iku nga shtëpia.

Nusja i kishte ikur nga shtëpia bashkë me vajzën. Djali është shumë i mërzitur. U bë keq pasi edhe vajza ishte e mërzitur. Bëj apel që të lirohet djali, ai është pa faj. Djali ra në depresion pasi i iku nusja në shtëpia“, është shprehur Sabrie Meta.

Sipas prindërve të 31-vjeçarit, shkak i ngjarjes së djeshme ka qenë xhelozia dhe kërkesa për ndarje nga ana e bashkëshortes. Sipas atyre çifti kishte probleme prej kohësh e se ishte nusja ajo e cila kërcënonte shpesh me thikë Eltonin.

Ata herë ia kalonin mirë dhe herë keq, vajza 2- 3 herë i kishte treguar edhe thikën. Ajo ishte e vogël dhe ne e mbronin. Edhe pse fajin e kishte nusja, unë i flisja djalit që të ulej dhe rregullonte gjërat. Një ditë erdhi e mori vëllai dhe iku, kishte shkuar për të marrë urdhër mbrojtje në polici, ne nuk dinim gjë. vajza trajtohej mirë dhe djali nuk e prekte me dorë, unë mbrëmë e mora vesh  që kishte urdhër mbrojtje. Ziheshin për punë xhelozia, nusja thjeshtë se djali kishte dashnore. Djali u fut në depresion donte vetëm të shinte vajzën, ajo nuk e linte. E pashë djalin që ishte në depresion, erdhi policia më tha hajde e qetësojmë se ka shkuar e shtëpia e nusen dhe ka qëlluar në ajër. Ai kërkonte vetëm vajzën e vogël ta shinte.”, tha i ati.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sabire Meta shtoi më tej se nusja prej kohësh fliste në telefon me dikë, që mund të jetë bërë dhe shkak i sherrit mes tyre.

Nusja kishte bërë shumë gjëra të këqija dhe ia thash. Ajo kishte kohë që fliste në telefon dhe nuk më tregonte. Veprimi i djalit nuk është i mirë, por ishte në depresion, nuk di çtë them”, tha e ëma.

31-vjeçari prej vitesh i martuar me vajzën e shtëpisë ku kërcënoi për vetëvrasje, me të cilën ka një fëmijë. Nuk dihen ende motive e sakta të kësaj ngjarjeje, por dyshohet se gruaja i kishte kërkuar divorcin Elton Metës. I riu punonte në Greqi dhe ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment