Aktualitet

“300 vdekje deri më 15 prill”, epidemiologu Muka bën parashikimin e fortë, sa viktima mund të kemi nëse nuk respektojmë masat

VIDEO
Në një lidhje me emisionin "Shqipëria live", Muka tha se nëse masat janë respektuar deri në 75%, deri në datën 15 prill mund të kemi 250-300 vdekje.
Featured image of article: “300 vdekje deri më 15 prill”, epidemiologu Muka bën parashikimin e fortë, sa viktima mund të kemi nëse nuk respektojmë masat Taulant Muka dhe Erjona Rusi
Përditësuar:

TIRANË– Epidemiologu Taulant Muka, i cili ka qenë edhe zv.ministër në ministrinë e Arsimit është shprehur se nëse njerëzit nuk respektojnë masat e vendosura në kohën e Covid-19, numri i viktimave do të rritet. Në një lidhje me emisionin “Shqipëria live”, Muka tha se nëse masat janë respektuar deri në 75%, deri në datën 15 prill mund të kemi 250-300 vdekje.

“Meqë po flasim tek grafika sigurisht nëse shikojmë vijën e tretë, të shpresojmë që masat që kemi marrë të kenë funksionuar deri në 70-75 %, duhet të presim deri nga data 15 prill dhe duhet të kemi më pak se 250-300 vdekje. Varet nga efekti i masave. Nëse do e kishim funksionin e masave deri ne 50%, do kemi 300-400 vdekje. Kjo varet nga mënyra se si njerëzit i respektojnë masat e marra. Kjo tregon se sa më shumë koshientë të jemi, ulim numrin e vdekjeve dhe bëjmë të mundur që jeta jonë të fillojë më shpejt,“- tha Muka.  

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment