Bota

“30 vjet pa i parë”, izolimi nga Covid-19 ndihmon qytetarët indian të shohin pas shumë kohësh Himalajet (FOTOT)

Kjo fenomen është bërë i mundur pasi ka rënë ndjeshëm niveli i ndotjes së ajrit, si shkak i izolimit të vendit prej COVID-19.
Featured image of article: “30 vjet pa i parë”, izolimi nga Covid-19 ndihmon qytetarët indian të shohin pas shumë kohësh Himalajet (FOTOT) Foto te vargmalit te Himalajeve

INDI– Qytetarët indian në  shtetin verior të Indisë, Punjab, janë surprizuar nga pamja që nuk kishin mundur të shihin asnjëherë më parë nga shtëpitë e tyre.

Ditët e fundit ato kanë mundur të shohin qartë vargmalin e Himalajeve i cili ndryshe nga disa javë më parë ku nuk mundej të shihej tani në një largësi prej 100 milje çdo gjë shihet.

Kjo pasi është zvogëluar ndjeshëm niveli i ndotjes së ajrit të shkaktuar nga izolimi i vendit prej COVID-19.

Shumë indian në qytetin e Jalandhar dhe zona të tjera afër saj  kanë publikuar në rrjetet sociale fotografi me pamjet e vargmalit të Himalajeve nga shtëpitë e tyre, ku disa prej tyre thonë se i kanë parë për herë të fundit majat e Himalajeve para shumë dekadash.

“Për herë të parë pas gati 30 vjetësh mund të shoh qartë Himalajet për shkak të rënies së ndotjes së ajrit në India nga izolimi. Vërtetë mahnitëse.”- ka shkuar një përdorues në Twitter.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të paktën izolimi në shtëpi, mosqarkullimi i automjeteve dhe anulimi çdo fluturimi ka ndikuar pozitivisht në nivelin pastërtisë së ajrit.

 

Burimi: TheHILL 

A.C/Dosja.al

Shto Koment