SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
TIRANË- Treguesit kryesorë të buxhetit për periudhën 7-mujore paraqiten të zhbalancuara për arsye se, shpenzimet u rriten me ritme më të shpejta se të ardhurat. Por, shpenzimet për investime u përkeqësuan në raport me një vit më parë dhe arka e shtetit rezulton me deficit mbi 6 miliardë lekë, teksa në janar-korrik 2018 ishte suficitare mbi 2.4 miliardë lekë.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave shpenzimet buxhetore u rriten me 7% në periudhën 7 mujore. Këto ritme ishim më të larta se ritmi i rritjes të ardhurave me 3.8 për qind, duke ndikuar në zgjerimin e deficitit buxhetor ne terma vjetorë, nxitur nga disa zëra që u ndikuan nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Sipas zërave kryesore të shpenzimeve u pa një rritje me 9 për qind e shpenzimeve koherentë dhe një ulje me 5% e shpenzimeve kapitale. Në shpenzimet korente rritjen më të e madhe e kishin shpenzimet për zërin e pagave me 4 % të nxitura nga indeksimet që u bënë në disa sektorë të administratës publike para zgjedhjeve lokale.
Shpenzimet për personelin dhe pagat në këtë 7 mujor ishin 3,5 miliardë lekë më te larta (ose 30 milionë euro) se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Rritje më ritme të larta shënuan edhe shpenzimet operative dhe mirëmbajtje. Për periudhën janar-korrik 2019 ato arritën në 25,4 miliardë lekë, rreth 3,3 miliardë lekë më shumë ose 15% më të larta se një vit më parë. Këto shpenzimet u nxiten nga rikonstruksionet dhe riparime në prag të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
Zgjedhjet kanë nxitur gjithashtu edhe shpenzimet për pushtetin lokal, të cilat pësuan rritje me 15 % në raport me vitin e kaluar. Pushteti vendor shpenzoi mbi 34.8 miliardë lekë në këtë periudhë nga 30.4 vitin e kaluar.
Rritje u evidentua edhe në shpenzimet për mbrojtjen sociale me 6%, ku pjesa e madhe ka shkuar për mbulimin e deficitit të skemës së pensioneve. Qeveria shpenzoi këtë vit 4.2 miliardë lekë ose 6 % më shume se vitin e kaluar nga taksat e shqiptarëve për të paguar pensionet që nuk u mbuluan dot nga të ardhurat e sigurimeve.
Por teksa shihet se shpenzimet në total janë rritur në mënyrë të konsiderueshme në raport me ecurinë e katër viteve të fundit shihet se, shpenzimet për investime që sjellin edhe zhvillimin e qëndrueshëm në vend janë zëri i vetëm që kanë pësuar rënie. Gjatë 7 mujorit për investimet kapitale u alokuan 33.8 miliardë lekë ose 1.76 miliardë lekë më pak se një vit më parë. Rënia e shpenzimeve në këtë zë ishte 5%.
(Marrë nga Monitor.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Performanca e dobët e korrikut u ndikua nga TVSH-ja, ardhurat e të cilës vijuan me rënie prej 3% në raport me korrikun 2018, duke arritur në 12.6 miliardë lekë....
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar se, disa detaje teknike që lidhen me procesin e ri të faturimit dixhital, teksa një paketë e re ligj...
TIRANË- Pasi gjeti një sërë problematikash në administrimin e tuberkulozit, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e këshilloi qeverinë shqiptare të mba...
TIRANË- Eskportet e grupit të tekstileve shënuan sërish rënie gjatë muajit korrik. Të dhënat e publikuara nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme treguan se eksp...
TIRANË- Një qytetare nga Memaliaj u mbyt në lumin Vjosë për të shpëtuar mundin e saj, një thes sherebelë të mbledhur në malin e Trebeshinës. Shoqet e saj n...
TIRANË- Të gjitha ata që kanë bërë plane për pushime në 10-ditëshin e fundit të gushtit, do të munden të shijojnë plazhin.Meteoalb bën me dije se kjo javë ...
TIRANË- Sëmundjet e shëndetit mendor po njohin përhapje më të madhe në popullatë së fundit. Por për të përballuar të sëmurët e prekur kërkohen kapacitete s...
TIRANË- Koncensioni për ndërtimin e rrugës Milot -Balldren me një total shpenzimesh që shkon në 300 milionë euro,fillimisht ishte planifikuar të ndërtohej ...
TIRANË- Dhe pse gushtit po i vjen fundi, sërish moti premton për plazh. Sipas parashikimit që ka bërë Instituti i Gjeoshkencës, për sot parashikohet një mo...
TIRANË- Transmetimet televizive analoge mbyllen me një shtator në Tiranë, Durrës dhe Vlorë dhe qytetarët duhet të pajisen patjetër me dekodera marrës tokës...