Mblidhen kryetarët e Bashkive në Vlorë, s'ftohet Leli, Rama: Lungomare rriti vlerën e pronave
Edi Rama VLORË- Kryetarët e Bashkive, deputetët dhe anëtarët socialistë u ftuan ditën e sotme në Vlorë, në...
Edi Rama VLORË- Kryetarët e Bashkive, deputetët dhe anëtarët socialistë u ftuan ditën e sotme në Vlorë, në...
Nuredin Dumani, Talo Cela TIRANË- Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj dhe Leonard Palushi iu komunikua ditën e sotme masa e sigurisë 'arre...
Anthony Albanese AUSTRALI- Anthony Albanese do të bëhet kryeministri i parë i vendit me një prejardhje jo anglo-keltike, raporton...
Ilir Meta TIRANË- Raporti i Parlamentit Evropian për Shqipërinë ishte çështja që ngriti me shumë shqetësim p...
TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta shkëmbeu replika në distancë me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 dhe dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit për 6 bashki të vendit. Kreu i Shtetit hodhë poshtë akuzat e Bardhit mbrëmë në “Ora News” se me mosveprime ka shtyrë Gjykatën Kushtetuese që të njohë si të ligjshme zgjedhjet e 30 qershorit 2019 duke mos paditur këto zgjedhje në institucionin më të lartë të drejtësisë së Shqipërisë. Në Facebook, Meta shkruan se kjo është e pavërtetë pasi Gjykata Kushtetuese nuk i ka njohur zgjedhjet për pushtetin vendor në 30 qershor 2019 pasi ka shpallur moskompetencë me këtë çështje. Ai etiketoi Bardhin dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha si “deputetë”, term i cili përdoret nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit të PD ndaj Bashës dhe mbështetësve të tij.
Më pas, sekretari i PD iu përgjigj në Facebook duke shkruar se presidenti nuk e mbajti zotimin për të nxjerrë zgjedhejt lokale të 30 qershorit 2019 si zgjedhje të pavlefshme, pasi nuk iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje për të mbrojtur vendimin e tij të dekretimit të 13 tetorit 2019 si datë e re për zgjedhjet lokale.
Etiketimeve të presidentit për kryetarin e PD Basha dhe sekretarit Bardhi si “deputetë’, nr.2 i selisë blu deklaroi se gjuha e Foltores nuk mund të jetë kurrë gjuhë e institucionit të Presidentit, pavarësisht halleve të përbashkëta të Ilir Metës, Edi Ramës dhe Sali Berishës.
Kreu i shtetit reagoi sërish në Facebook lidhur me akuzat e Bardhit se ka dëmtuar partinë më të madhe opozitare duke dekretuar 6 marsin si datë për zgjedhjet e pjesshme lokale në shërbim të Partisë Socialiste. Meta argumentoi se afati për shpalljen e datës së zgjedhjeve bëhet 30-45 ditë nga njoftimi që merr Presidenca nga Kryeministria dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Presidenti shkroi se do të vepronte në dëm të PD nëse do të caktonte datën e zgjedhjeve brenda kufirit minimal kohor të 30 ditëve (20 shkurt). Në këtë mënyrë, ai këmbëngul se po e ndihmon opozitën dhe jo qeverinë.
Sekretari i partisë më të madhe opozitare iu kthye me ironi Metës duke postuar në Facebook se situata do bëhet edhe më keq për hallexhinjtë e Gjirit të Lalzit dhe të Surrelit, që janë bërë bashkë kundër PD, referuar presidentit Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Ai kërkoi nga Meta që të mos bëjë komente të gjatë, të lodhshme dhe pa argumente.
Konflikti PD-Meta
Partia Demokratike ka dalë kundër presidentit Ilir Meta pas pezullimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD në 9 shtator 2021. Basha e etiketoi kreun e shtetit si pjesë e trekëndëshit të keq politik në Shqipëri, i quajtur “Trekëndëshi i Bermudës”. Më pas, Meta ka lëshuar sulme ndaj Bashës duke e fajësuar për bojkotin e reformës në drejtësi, braktisjen e parlamentit me djegien e mandateve parlamentare në 2019, duke i ngarkuar “katërkëndëshin e përgjegjësive”. Me kalimin e kohës, presidenti Meta akuzoi Bashën si njeri që ka raport armiqësor me të vërtetën. Ai ka shprehur admirim për ish-kryeministrin Sali Berisha lidhur me konfliktin e brendshëm brenda PD me Lulzim Bashën. Meta nuk ka ngurruar ta quajë kryedemokratin si “deputet”.
Ndërkohë, lideri i opozitës ka përmendur se edhe presidentit Meta do t’i vijë radha e shpalljes “non grata” nga SHBA njësoj si ish-kryeministri Sali Berisha.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Bardhi-Metës: Shumë rëndë! Më keq do të bëhet për hallexhinjtë e Gjirit të Lalzit
Meta nuk i ndahet Bashës dhe Bardhit: Po të zgjidhja 20 shkurtin, do t’i shërbeja PS
Bardhi-Metës, nxjerr vendimin e Kushtetueses: Po përdor gjuhën e “Foltores”
“Caktove 30 qershorin për të dëmtuar PD”, Meta-Bashës e Bardhit: Stop gënjeshtrave
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta vazhdoi replikat në distancë me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i cili th...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta shkruan se kryedemokrati Lulzim Basha e Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kanë gënjyer kur ...
TIRANË– Na ndajnë vetëm pak më shumë se tre javë nga nisja e fushatës për zgjedhjet lokalet të 6 marsit dhe partitë kanë nisur lëvizjet, por ende nuk...
TIRANË– Kryetarja e komenaduar në Bashkinë e Lushnjes, Eriselda Sefa ka një rival në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Gazetari Muhamed Veliu ...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ish-kryeministri Sali Berisha kanë janë mes dy kandidaturave për të zgjedhur garuesin në Bashkinë e...
TIRANË– Pesë persona kanë humbur jetën nga Covid-9 në 24 orët e fundit në Shqipëri. Një qytetar nga Lushnja 54 vjeç, një qytetar nga Berati 70...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas publikimit të audio-skandalit të publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, ku kryeb...
GJIROKASTËR – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano kërkoi seriozitet dhe përkushtim nga punonjët e policisë së këtij qarku. I nd...
BELGJIKË– Mediat belge kanë bërë publike detaje të tjera në lidhje me Bledar Muçën, krahun e djathtë të fisit Çapja që u ekzekuta në An...
POGRADEC – Një 56-vjeçar nga fshati Gështenjas i Pogradecit është gjetur i vdekur në hyrje të fshatit Zagorçan. Policia e Pogradecit komunik...