AktualitetEkonomi

30 mln $ në 4 vite për “Gjergjefi”, dyshime për tenderin e uniformave të policinë, kompanive iu mohohet gara

Qeveria shqipare do të shpenzojë mbi 30 milionë dollarë për tenderin e uniformave të policisë, në një praktikë e cila është denoncuar si e paracaktuar. Burime për SYRI-n bëjnë me dije se tenderi pritet të fitohet nga kompania “Gjergjefi”, ndërsa teknikalitetet janë ndërtuar në mënyrë të tillë që asnje kompani të mos hyjë në tender.
Featured image of article: 30 mln $ në 4 vite për “Gjergjefi”, dyshime për tenderin e uniformave të policinë, kompanive iu mohohet gara Foto ilustruese

TIRANE– 1 ditë më parë Ministria e Brendshme ka shpallur tenderin e hapur ndërkombëtar të Uniformave dhe pajimeve per Policinë e Shtetit. Dikasteri në fjalë parashikon të shpenzojë plotë 30 milionë dollarë për të siguruar uniformat verore për të gjithë punonjësit e policisë, por informacionet që mbërrijnë në SYRI TV, tregojnë se tenderi me shumë gjasë është i paracaktuar.

Në mesin e nje vorbulle trazirash politike, institucionet e ekzekutive të Qeverisë, kanë gjetur pikërisht momentin e kulmit të sezonit veror për të shpallur tenderin ndërkombëtar.

Po çfarë ndodh? Duke qene se për 5 ditë fillojnë pushimet verore, kompanitë private nuk janë në gjendje të përgatiten për këtë garë, sepse nuk kanë mundësi të përgatisin një sërë dokumentesh shtetërore, të apostiluara, ku minimumi kohor është 40 ditë si dhe prej 100 mostrash, të cilat kërkojnë një minimum kohor prej 60 ditësh, ndërkohë që koha e realizimit është përcaktuar për 20 ditë.

Ky tender që po zhvillojnë, është i parapërcaktuar të fitohet vetëm nga një operator ekonomik shqiptar në bashkëpunim me një kompani turke dhe kineze (Gjergjefi shpk – ShengHong Ltd si dhe kompania turke Ilasn Tekstil Sanai).

Burime për Syri Tv bëjnë me dije se kompani “Gjergjefi” me pronar Jani Gjergjefin ka mbështetjen e plotë nga një staf i strukturuar shtetëror, i cili mbështet dhe furnizon me dokumenta dhe sasitë e pritshme , kriteret e veçanta të tenderit, vlerën, firmën e tyre që ata duan te shpallin fitues.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Kompania ne fjale jo vetem ka informacion paraprak pa u shpallur akoma tenderi dokumentat dhe kriteret, por raportohet gjithashtu firma ne fjale ka filluar pergatitjen e mostrave dhe kampionet ne Kine kur operatoret e tjere ekonomik akoma nuk kane asnje informacion se si do te jene keto kampinone dhe cfare specifikimesh teknike do te kene.

Koha e pergatitjes se dokumentave nje tenderi te madhe i ketyre permasave ne Europe dhe nderkombetarisht kerkon nje kohe prej 45-60 dite kalendarike, ose 50 dite pune. Me nje perllogaritje të thjeshtë asnje kompani nderkombetare, sado e fuqishme te jete, nuk mundet te pergatise keto dokumeta. Praktikisht, asnje firme serioze europiane dhe nderkombetare, nuk mundet dot te prodhoje tekstil dhe aksesore te vecante, per 75 artikuj te ndryshem ne nje kohe prej 20 ditesh. Por ajo që është mësuar nga SYRI TV tregon se ky grup i “strukuturuar”, e ka pergatitur dokumentacionin dy muaj me perpara se tenderi te shpallet, ne menyre qe, firma e parapercaktuar nga ky grup, te fitoje tenderin pa konkurent te tjere. Në këtë pikë mund të thuhet padiskutim se tenderi ndërkombëtar i uniformave të reja të policisë eshte nje afere korruptive e paster.

Prej 6 vitesh, ky grup eshte ne dispozicion te kesaj firme, jane bere disa tendera te meparshem, ku firma ne fjale ka patur oferten me te larte dhe firmat e tjera konkuruse kanpasur oferte me te ulet, dhe ky grup i strukturuar kane skualifikuar cdo operator ekonomik tjeter me pretendime, te cilat komsioni i pergatitjes se specifikimeve teknike, i ka vene me qellim në rregullore tek specifikime teknike, ne menyre qe te skulifikojne cdo operator tjeter dhe te shpallin fitues kompanine e tyre te parapelqyer.
Ajo që është më skandaloze ka të bëjë me faktin se kompanite e tjera qe operojne ne shqiperi prej 5 vitesh me mbi 550 puntore shqiptare, e qe funizojne policite eurpoiane, te skualifikohen nga nje kompani qe prodhon uniforma dhe aksesore te ndryshem ne Kine dhe Turqi, per koperture.

Fakt është që ky tender i Policise se Shtetit me vlere 30 milion dollare, ka 4 vjet rresht qe deshton dhe anullohet nga viti ne vit, pasi grupi i strukturuar në Ministrinë e Brendshme nuk arrin te kualifikoje operatorin e favorizuar ekonomik i cili eshte jo vetem është i paafte te kualifikohet, por prej katër vitesh jep në kete tender me oferten me te larte. Nga ana tjetër, sistematikisht, operatoret e tjere te cilet japin oferten me te ulet ekonomike skualifikohen me argumente te pambeshtetura ne dokumentat standarte te tenderit. Syri Tv do të raportojë hap pas hapi prapaskenat e këtij tenderi ndërkombëtar skandaloz i cili pritet ti kushtojë qytetarëve shqiptarë, jo pak por 30 milionë dollarë. Marre nga Syri.net

Shto Koment