AktualitetPsikologji

“30 euro ora për ta kapur mat”, misionet e detektivëve privatë në kohë pandemie: Njëri në Tiranë ngjitej me vinç deri në katin e katërt te dhoma e së dashurës se i kishte ikur burri

Sipas ligjit, kjo kategori siguron të dhëna të plota dhe i paraqet ato pranë organeve të hetimit, apo gjykimit. Më të shumta janë rastet e personave që kanë marrë një kredi dhe nuk e paguajnë atë, në disa raste për mungesë të adresës së saktë.

Shqipëria është vend që ka tashmë edhe dedektivë privatë. Dhe janë jo pak, por plot 50 të tillë të licensuar. Vetëm një institut që drejton Ndue Pjetra ka plot 13 të tillë. Ai thotë se zbulohen shumë raste, kryesisht në familje dhe se një shërbim zbulues, apo të një dedektivi kushton 30 euro ora. Mbizotërojnë tradhëtitë bashkëshortore.

“Janë shtuar shumë rastet e dhunës në familje. Burri ndaj gruas, por edhe raste të shumta gratë ndaj burrave. Janë rritur me 70%, fatkeqësisht. Dhe më e keqja nuk ka ardhur akoma. Gjendja është si gështenjat, gati të plasin, me divorce, pasi të lirohet situata. Shërbimi ynë kushton 30 euro ora”, tregon ai.

Tradhtitë bashëshortore janë shtuar, tregon ai.

“Veçoj rastin e një zotërie. Ngjitej me vinç deri në katin e katërt tek e dashura, në mes të natës. Na kontaktoi bashkëshortja, ta ruanim dhe t’i provonim tradhëtinë. Vinçi ishte vendosur më përpara. Nga videot duket që lëkundet dhe përplaset te ballkoni. Një sakrificë të tillë nuk e kemi parë as në filma” – tregon Ndue Pjetri, duke e konsideruar këtë si rastin e rrallë të atyre që janë hetuar, apo investiguar deri tani.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Skenat e filmave me dedektivë privatë që hyjnë në të fshehtat e jetës suaj apo të armiqve janë tashmë realitet edhe në Shqipëri. Janë shumë çështje që ndiqen nga dedektivët, por që kanë shkaktuar edhe një rrëmujë në sistemin e Drejtësisë. Sepse, në disa raste më shumë prova krimi e antikrimi kanë sjellë dedektivët, sesa strukturat që e kanë për detyrim ligjor një gjë të tillë.

 

Aksidentet rrugore, fshehjet dhe vjedhjet e makinave në rastet kur pronarët u shmangen zyrave të përmbarimit ose bankave – janë ato çështje me të cilat merret sot një dedektiv privat i liçensuar në Shqipëri. Sipas ligjit, kjo kategori siguron të dhëna të plota dhe i paraqet ato pranë organeve të hetimit, apo gjykimit. Më të shumta janë rastet e personave që kanë marrë një kredi dhe nuk e paguajnë atë, në disa raste për mungesë të adresës së saktë.

Tek hetimet e tyre janë edhe tradhtitë bashkëshortore. Madje, më shumë çështje vijnë me kërkesa të tilla që bëhen nga gratë. Një detektiv apo hetues privat bashkëpunon me prokurorinë, bizneset, organet shtetërore dhe kompanitë private, për mbledhjen e provave dhe fakteve të hetimit, apo për të gjetur vendodhjen e personave, të cilët rezultojnë të zhdukur. Marrë nga Top Channel

Shto Koment