Politike

30 ditë i shtruar te ‘Shefqet Ndroqi’, 65-vjeçari Arben Dojaka kthehet në shtëpi: Jam i gëzuar!

VIDEO
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila i ka kushtuar një dedikim edhe mjekëve që janë kujdesur për të

TIRANË– Pas 30 ditësh i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, kthehet në shtëpi 65-vjeçari Arben Dojaka. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, c, e cila i ka kushtuar një dedikim edhe mjekëve që janë kujdesur për të. 

“Pas 30 ditësh në spital, një pjesë prej të cilave i intubuar, Arben Dojaka, 65-vjeçari nga Tirana kthehet i shëruar në shtëpi. Punë fantastike e ekipit të reanimacionit dhe të gjithë stafit të spitalit COVID2 “Shefqet Ndroqi”. Krenare për ekipet tona mjekësore për shërbimin dhe përkushtimin. T’i ndihmojmë të gjithë bashkë, duke bërë pjesë të së përditshmes tonë maskën, duke ruajtur distancën dhe duke shtuar kujdesin për higjienën vetjake”, shkruan Manastirliu.

Ndërsa vetë është shprehur i lumtur që më në fund po largohet nga spitali, pasi kaloi edhe fazën e intubimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Unë jam Arben Dojaka, një nga pacientët e këtij spitali me ndodhi shumë të mëdha. Jam i gëzuar dhe i kënaqur nga shërbimi i spitalit. Unë e provova duke kaluar shumë etapa, tani jam i gëzuar dhe i lumtur,”-tha Dojaka.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment