Aktualitet

3 viktima në Bulqizë/ Kreu i Bashkisë, Lefter Alla: Mund të jenë asfiksuar nga gazi, ka shpëtuar vetëm një vajzë e familjes Tola

Alla ka deklaruar se Viktimat mund të jenë asfiksuar nga rrjedhja e gazit.
Featured image of article: 3 viktima në Bulqizë/ Kreu i Bashkisë, Lefter Alla: Mund të jenë asfiksuar nga gazi, ka shpëtuar vetëm një vajzë e familjes Tola Lefter Alla

Bulqizë- Kreu i bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla ka deklaruar se viktimat që kanë humbur jetën në fshatin Ostren i Madh janë të familjes së Ylber Tola. Ai theksoi se viktimat mund të jenë asfiksuar nga gazi dhe se vetëm një nga vajzat e familjes ka mundur të shpëtojë.

“Ka ndodhur në banesën e Ylber Allës. Viktimat janë të familjes Tola  Është një zonë e lartët, duhet kohë që të mbërish aty, i orë larg nga qyteti. Dyshohet për bombol, për asfiksim nga gazi, është nisur policia në drejtim të fshatit. Mes viktimave ka fëmijë. Ka shpëtuar vetëm vajza e familjes Tola, “, u shpreh për ”Fax News” Lefter Alla.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Bulqizë, ku nëna me dy fëmijët e saj janë helmuar nga gazi i një bombole gjatë natës. Në gjendje të rëndë vajza e tretë, e cila po lufton me vdekjen. 40-vjeçarja është identifikuar si Rajmonda Tola, ndërsa fëmijët si Rudina, Fatjon dhe Merita. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja nuk ndodhej në banesë pasi punonte në Greqi.

J.V/Dosja.al

Shto Koment