
KOSOVË- Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 3 persona që ishin të infektuar me koronavirus dhe numri në total i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 54 persona.
Bëhet me dije se njëri nga viktimat e regjistruar ishte nga Komuna e Gjilanit, ndërkohë për dy personat e tjerë nuk janë raportuar të dhënat.
Në Kosovë aktualisht janë 1.293 raste aktive, ndërsa janë 1.644 persona që janë shëruar.
(A.K.Dosja.al)