Aktualitet

3 role pas ndërtimit, ish-qendra shëndetësore në Milot përdoret vetëm për votime (Foto+ Video)

Pas mbylljes së shkollës, kjo godinë u përshtat si qendër shëndetësore, në të cilën u investuan me dhjetëra miliona lekë.

KURBIN- Godina me përmasa të vogla ka pasur tre role qëkur është ndërtuar. Fillimisht shërbeu si godinë arsimore për 400 banorët e fshatit Ferr-Shkopet në Njësinë Administrative Milot në Bashkinë e Kurbinit.

Por, pas mbylljes së shkollës ajo u përshtat si qendër shëndetësore, në të cilën u investuan me dhjetëra miliona lekë. Por as si qendër shëndetësore nuk zgjati shumë, pasi infermierja u transferua dhe  materialet në të u vodhën.

Ish-kryetar i Fshatit Ferr-Shkopet, Lekë Lleshi,  thotë se tashmë kjo godinë shërben vetëm si qendër votimi për zgjedhjet që bëhen njëherë në dy vite, për pushtetin vendor e atë qendror. Për të marrë një mjekim të shpejtë apo për të bërë gjilpërat e rastit duhet të udhëtojnë deri në Milot.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ende janë të afishuara në xhamat e kësaj godine listat me emrat e 280 zgjedhësve të këtij fshati. Ndërkohë, brenda saj qëndron ende emërtimi i qendrës së votimit që mban edhe numrin 0867.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment