Aktualitet

3 mln euro mashtrim, gjykata e Durrësit dënon me 10 vite burg stomatologen Olesia Duka

Përfundon procesi i gjykimit për stomatologen e arrestuar për mashtrim, Olesia Duka. Duka është dënuar me 15 vite burg nga gjykata e Durrësit, por pas konvertimit të dënimit nga gjykimi i shkurtuar i janë caktuar 10 vite burg. Duka, u arrestua në 28 shkurt 2018, pasi akuzohet se mashtroi rreth 15 biznesmenë duke iu marrë atyre 3 mln euro, që iu premtonte se do t'jua kthente të shumëfishuara.
Featured image of article: 3 mln euro mashtrim, gjykata e Durrësit dënon me 10 vite burg stomatologen Olesia Duka Olesia Duka, stomatologe

DURRËS- Një vit pas arrestimit, stomatologia e akuzuar për mashtrim, Olesia Duka është dënuar nga Gjykata e Durrësit me 15 vite burg.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjykata ka pranuar kërkesën e Dukës për gjykim të shkurtuar duke e dënuar atë përfundimisht me 10 vite.

Olesia Duka u arrestua më 28 shkurt të 2018-ës, me akuzën e mashtrimit të shumë personave, ndërkohë që mbi 15 persona e denoncojnë se i ka mashtruar. Nga komunikimet e zbuluara, Olesia Duka pasi iu merrte paratë viktimave iu uronte edhe suksese në biznesin e përbashkët. Ajo merrte paratë me justifikimin se ishte një dentist e suksesshme, dhe se paratë që merrte do t’jua kthente në sasi më të mëdha. (Lexo ketu)

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Arsyetimi i stomatologes ishte edhe më interesant: Biznesi im, një klinikë dentare ka shumë punë dhe gjeneron shumë para. Duka prezantohej tek ‘viktimat’ si përfaqësuese e subjektit “Shëndeti” Sh.pk, me profesion mjeke stomatologe. Një grua shumë e suksesshme, me lidhje politike dhe biznesi, Duka arriti të që merrte paratë prej tyre.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment