Sociale

Senati Akademik miraton rregulloren për zgjedhjet në UT, mësohen 3 emrat e parë që dëshirojnë të bëhen Rektorë

Sipas rregullores mësohet se kandidatët duhet të përmbushin kushtet që parashikon ligji dhe rregullorja: titulli profesor, përvoja akademike mbi një dekadë si dhe titullarë të disiplinave të lëndëve që kanë lekturuar.
Featured image of article: Senati Akademik miraton rregulloren për zgjedhjet në UT, mësohen 3 emrat e parë që dëshirojnë të bëhen Rektorë Rektorati i UT

TIRANË- Senati Akademik ka zhvilluar mbledhjen e radhës, ku ka miratuar rregulloren për zgjedhjet e reja që do mbahen në Universitetin e Tiranës. Në bazë të urdhrit të Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë, zgjedhjet do të mbahen në datën 9 prill dhe 2 muaj para duhej të ishte miratuar rregullorja.

Pikërisht 2 muaj para, Senati i UT ka miratuar këtë rregullore, ku përcaktohen të gjitha detajet se çfarë kriteresh duhet të plotësojnë kandidatët për të qenë në garë, për pozicionin e Rektorit, Dekanit dhe Shefit të Departamentit. Sipas rregullores mësohet se kandidatët duhet të përmbushin kushtet që parashikon ligji dhe rregullorja: titulli profesor, përvoja akademike mbi një dekadë si dhe titullarë të disiplinave të lëndëve që kanë lekturuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri tani nuk është depozituar asnjë kërkesë në Komisionin Institucional të Zgjedhjeve, por burime bëjnë me dije se tre profesorë do jenë kandidatë për Rektorë. Burime bëjnë me dije se Rektori aktual Mynyr Koni, do garojë sërish dhe përballë mësohet të se do të ketë  Artan Hoxhën, dekan i Fakultetit të Drejtësisë dhe pedagogen e Ekonomikut, Kozeta Sevrani.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment