Aktualitet

3.7 mln € mashtrim, burg për grupin e ‘Besës’/ Sherr në gjykatë, drejtoresha: Isha në delir

Gjykata ka lënë në burg drejtoreshën, Albana Imami, Blertina Kanani, Mihal Hanxhari dhe Orkida Driza, ndërsa në arrest shtëpie, Matilda Domi dhe Esmeralda Vaso.
Featured image of article: 3.7 mln € mashtrim, burg për grupin e ‘Besës’/ Sherr në gjykatë, drejtoresha: Isha në delir Fondi Besa, drejtoresha e filialit dhe stafi

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lenë sot në burg 7 punonjësit e arrestuar të fondacionit “Besa”, të cilët akuzohen se kanë përfituar përmes mashtrimit me kreditë, rreth 3.7 milionë euro.

Gjykata ka lënë në burg drejtoreshën, Albana Imami, Blertina Kanani, Mihal Hanxhari dhe Orkida Driza, ndërsa në arrest shtëpie, Matilda Domi dhe Esmeralda Vaso.

Sipas organit të akuzës, Imami bashkë me oficerët jepnin kredi, para të cilat i mbanin për vete. Ndërkohë që drejtoresha e arrestuar, e akuzuar si ideatorja e skemës, ka pranuar fajësinë por ka thënë se e ka bërë në një moment pavetëdije.

Ditën e djeshme, Policia e Shtetit, arrestoi 7 punonjës të “Besa” dhe drejtoreshën, Albana Imami.  Sipas skemës, Imami i mësonte vartësit të gjenin persona që donin kredi, dhe ata pa u paraqitur fare në zyra merrnin para. Në të vërtetë, ata merrnin vetëm 20-30 mijë lekë. Ndërkohë që në dokumentacion shënohej 1 deri në 1.5 milionë lekë.

(F.g/dosja.al)

  • 15:40

    3.7 mln euro mashtrim, del dëshmia e drejtoreshës: Kam qenë në delir

    Punonjesit e BESA

    Kanë dalë para gjykatës 7 punonjësit e arrestuar të fondacionit “Besa” të cilët akuzohen se kanë përfituar rreth 3.7 milionë euro përmes mashtrimit.

    Në seancën e zhvilluar sot në Gjykatë, janë lënë në burg drejtoresha Albana Imami dhe oficerët Blertina Kanani, Mihal Hanxhari dhe Orkida Driza, ndërsa në arrest shtëpie, Matilda Domi dhe Esmeralda Vaso.

    Sipas organit të akuzës, Imami bashkë me oficerët jepnin kredi, para të cilat i mbanin për vete. Ndërkohë që drejtoresha e arrestuar, e akuzuar si ideatorja e skemës, ka pranuar fajësinë por ka thënë se e ka bërë në një moment pavetëdije.

    “Kam qenë e pavetëdijshme. Kur kanë ndodhur ngjarjet, unë kam qenë në delir.”-është shprehur ajo. 

    Në seancë ka patur edhe debate mes saj dhe oficerëve të tjerë të arrestuar, të cilët kanë pranuar fajin por kanë thënë se e gjithë procedura është bërë me kërkesë të Imamit.

  • 12:20

    3.7 mln euro mashtrim, zbulohen emrat e stafit të BESA-s, grupi mashtroi 800 vetë (FOTOT)

    Dosja.al zbulon identitetin e 7 punonjësve të arrestuar të filialit të Fondacionit “Besa”, që akuzohen se kanë mashtruar rreth 800 persona duke zhvatur rreth 3.7 milionë euro nga kompania. Ata janë: Albana Imami, 48 vjeçe, drejtoreshë në një nga degët e filialit të fondacionit, që ka hartuar skemën.Blertina Kanani, 41 vjeçe, oficere kredie; Matilda Domi, 27 vjeçe, oficere kredie; Mihal Hanxhari, 41 vjeç, ishoficer kredie;

    Esmeralda Vaso, 38 vjeçe, oficere kredie; Orkida Driza, 41 vjeçe, me rolin ndërmjetësuese për gjetjen e personave për kredi fiktive; Aritin Aliaj, 32 vjeç, me rolin ndërmjetësues për gjetjen e personave për kredi fiktive. Dritan Kathli, sekseri që gjente njerëz, i shpallur në kërkim.

  • 11:40

    Gratë e frikshme të BESA-s, futën në “thes” 800 vetë, skema piramidale e kryesuar nga Albana Imami

    Merrej kredi 10 mijë lek (të reja) por në letra shënohej si 500 mijë lek (të reja). Kjo është skema piramidale që kishin ngritur 7 persona, punonjës të Fondacionit “Besa” dhe sekserë. Në pranga ka rënë drejtoresha e një prej degëve të Fondacionit “Besa”, Albana Imami, 3 punonjës të fondacionit si dhe dy sekserë. Deri më tani janë më shumë se 800 qytetarë që kanë rënë pre e këtij mashtrimi. Në krye të skemës qendronte Albana Imami.

    Si funksiononte skema?

    Dy sekserët Orkida Driza dhe një 32-vjeçar, gjenin personat për të marrë kredi fiktive. Kredia merrej vetëm me një kartë identiteti dhe në letra shënohej sikur ishin marrë shuma të konsiderueshme, duke filluar nga 5 milionë lek të vjetra. Dy sekserët vetëm gjenin kartat e identitetit, ndërkohë që gjithë procedura më pas vihej në zbatim nga 4 punonjës të Fondacionit “Besa” dhe nga Albana Imami.

    Qytetarët që kishin përfituar kredi të vogla, as paraqiteshin në degë për të dorëzuar dokumentat, apo për të firmosur, por çdo gjë realizohej nga punonjësit.

    Përfituesit e kredive shkonin vetëm për të marrë shumën e parave. Ata merrnin vetëm 20-25% të kredisë, ndërkohë që pjesa tjetër mbahej nga Albana Imami, dy sekserët dhe 4 punonjësit e fondacionit.

    Janë rreth 3.7 milionë euro të cilat janë dhënë si kredi përgjatë viteve të fundit, falë kësaj skeme piramidale. Albana Imami për të mbuluar këtë shumë tek njerëzit që drejtonin fondacionin, kishte marrë më shumë se 1.7 milionë euro me interes tek persona të tjerë, gjithmonë në emër të fondacionit.

    Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen për veprat penale “Skemat mashtruese dhe piramidale”, “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe përfitimet në total deri tani llogariten deri në 3.7 milion euro.

  • 09:20

    “Gjente njerëzit për kredi fiktive”, zbulohet roli i 41-vjeçares që ishte pjesë e grupit që zhvati 3.7 mln €

    Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me skemën e përvetëzimit të parave nga Fondacioni Besa. Dosja.al ka mësuar sot emrin dhe rolin e një tjetër të arrestuare. Sipas informacioneve mësohet se një prej të arrestuarave është Orkida Driza.

    Driza njihej si një qytetare, pjesë e komunitetit egjiptian që kishte një rol të rëndësishëm së skmën e përvetësimit të parave. Sipas burimeve të Dosja.al ajo ishte një prej ndërmjetësve, që “ndihmonte” pjesëtarë të komunitetit egjiptian për të marrë kredi. Dhe sipas Policisë “O. D., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, me rolin ndërmjetësuese për gjetjen e personave për kredi fiktive”. Por ndërkohë, Driza u jepte vetëm 600 mijë lekë, për të pasur dokument për dhënie kredi dhe pjesën tjetër e ndante me pjesëtarët e tjerë të grupit.

    Ndërkohë që kreditë nuk paguheshin nga qytetarët, pasi nuk kishin marrë lekë dhe automatikisht quheshin kredi të këqija. Ky ka qenë dhe një nga shkaqet e zbulimit te grupit, pasi drejtuesit e tjerë të fondacionit duke parë këtë situatë kishin bërë kallëzimin në polici dhe bënë të mundur zbulimin e skemës.

    Ditën e djeshme Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e 7 personave dhe shpalljen në kërkim të një tjetri, pasi akuzohen se kanë përfetësuar 3.7 milionë euro nga kreditë fiktive. Të gjithë punonjës në Fondacionin “Besa”, dyshohet se kishin ngritur këtë skemë mashtrimi, duke krijuar një gropë të madhe.

Shto Koment