Aktualitet

29-vjeçari shqiptar në New York, ndërron jetë nga koronavirusi, gazetarja tregon HISTORINË e tij: Sapo ishte martuar, familja s’e përcjell dot në banesën e fundit

29 vjeçari shqiptar humb jetën nga Koronavirus në New York, gazetarja: Ka shumë shqiptarë të prekur
Featured image of article: 29-vjeçari shqiptar në New York, ndërron jetë nga koronavirusi, gazetarja tregon HISTORINË e tij: Sapo ishte martuar, familja s’e përcjell dot në banesën e fundit Foto ilustruse

NEW YORK –  Tre shqiptarë kanë humbur jetën në SHBA nga Koronavirus, mes tyre edhe një i ri 29 vjeçar. Në një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, gazetarja shqiptare Kozeta Turishta ndau të dhënat më të fundit sa i përket shtetit të New York-ut duke theksuar se situata atje është dramatike.

“Tre shqiptarë janë viktima në New York , një djalë i ri 29 vjeç ka vdekur 2 dite më parë. Ishte martuar pak muaj dhe ka ndërruar jetë. Një shqiptar pak me parë se të lidhesha me ju më njoftuan që në New Jersey ka humbur jetën dhe familjaret nuk e përcjellin dot në banesën e fundit. Mikesha ime më e mirë është e infektuar nga koronavirus dhe ka shume shqiptare të tjerë të prekur, që kanë simptoma dhe nuk janë simptoma si të gripit te thjeshte janë më komplekse”, – përfundoi Kozeta.

Gazetarja shqiptare e cila prej disa vitesh është shkëputur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u shpreh se New York, është gjunjëzuar tashmë nga Covid-19 , duke i cilësuar shifrat e fundit si bilanc lufte.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“ Unë jam në New York, jam në karantinë dhe situata është tepër kritike.New York-u është epiqendra e Covid19. Bilanci është , bilanc lufte. 67 mije të infektuar 900 te vdekur nga virusi në New York dhe ndërsa në Amerike janë më shumë se 3 mijë të vdekur. Brenda 24 orëve vdesin më shumë se 100 persona. Situata nuk është fare e mirë. Nëse del në rrugët e New York është e frikshme. Spitalet janë të tej mbushura. Presidenti Trump, solli anijen spitalore të katërt e cila duket sikur të jep një shpresë. Ky virus është një armik i padushkëm”, u shpreh Turishta.

(K.M/Dosja.al)

Shto Koment