Aktualitet

29-vjeçari nga Tropoja vdiq duke rregulluar një makineri në punë, vëllai i bën dedikimin prekës: Ike para kohe, me hidhërim të thellë…

I riu që ka ndërruar jetë është 29 vjeçari Artan Shpëtim Mulosmani, i cili po rregullonte një makineri dhe pikërisht në atë moment është lënduar duke ndërruar jetë në vend.
Featured image of article: 29-vjeçari nga Tropoja vdiq duke rregulluar një makineri në punë, vëllai i bën dedikimin prekës: Ike para kohe, me hidhërim të thellë… Artan Shpëtim Mulosmani

TROPOJË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tropojë, ku një 29-vjeçar nga Tropoja, i cili punonte në një kompani inertesh ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti në punë.

I riu që ka ndërruar jetë është 29 vjeçari Artan Shpëtim Mulosmani, i cili po rregullonte një makineri dhe pikërisht në atë moment është lënduar duke ndërruar jetë në vend. Familja e tij ka hapur dyert e mortit duke bërë edhe një njoftim me të detaje nga varrimi.

“Miq, shokë e dashamirë me hidhërim të thellë, iu njoftojmë për ndarjen e parakohëshme nga jeta të vëllait tonë Artan Mulosmani në moshën 29-vjeçare. Ju njoftojmë që varrimi bëhet sot në orën 3 të pasdites në fshatin Bujan,”-shkruan i vëllai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i plotë

Lidhur me ngjarjen, Policia e Shtetit ka arrestuar pronarin e biznesit të inerteve, për të cilin dihen vetëm inicialet Sh.M. 48 vjeç.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment