Politike

29 vite nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Basha: 20 shkurti dita e forcës dhe e kurajos, ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa

  • Sot, 29 vite nga rrëzimi i bustit së Enver Hoxhës, pamjet historike
  • Basha ka deklaruar se 20 shkurti është dita e forcës dhe e kurajos dhe hapi i parë në shërbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike.
    Featured image of article: 29 vite nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Basha: 20 shkurti dita e forcës dhe e kurajos, ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa Lulzim Basha

    Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar sot 20 shkurtin e vitit 1991, kur shqiptarët u ngritën në protestë masive dhe rrëzuan bustin e diktatorit Enver Hoxha. Në një postim në Facebook, Basha shprehet se 20 shkurti është dita e forcës dhe e kurajos dhe hapi i parë në shërbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike.

    Reagimi i plotë:

    20 shkurti është dita për të kujtuar me respekt të gjithë ata studentë dhe qytetarë që shembën simbolin e fundit komunist në Europë duke rrëzuar bustin e diktatorit.
    Sot ne kujtojmë me krenari duke nderuar çdo shqiptar që në 20 shkurt mposhti frikën e komunizmit.
    20 shkurti eshte dita e forcës dhe e kurajos, dhe hapi i parë në sherbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike. Sepse çdo shqiptar, si 29 vjet me parë dhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqiperinë si Europa. #20shkurt #DiteMeTeMira. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Rrëzimi i bustit

    Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë në vitet ’90 nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij. 20 shkurti tani është caktuar si dita e kujtesës kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist. Ajo shënoi në fakt edhe fundin e diktaturës në Shqipëri. Pamjet e atyre ngjarjeve, në sheshin “Skënderbej” bënë xhiron e botës dhe e vunë edhe një herë Shqipërinë në fokus të zhvillimeve ndërkombëtare.

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment