Rajoni

28 vjet nga Pavarësia e Maqedonisë, Meta letër homologut Pendarovski: Adresoni çështjen e shqiptarëve

Presidenti Ilir Meta shkruan se ndjehet krenar për kontributin jetik që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut japin për stabilitetin dhe integrimin.
Featured image of article: 28 vjet nga Pavarësia e Maqedonisë, Meta letër homologut Pendarovski: Adresoni çështjen e shqiptarëve Ilir Meta dhe Stevo Pendarovski

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një mesazh urimi homologut të tij, Stevo Pendarovski me rastin e 28-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në letrën dërguar homologut, Meta shkruan se ndjehet krenar për kontributin jetik që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut japin për stabilitetin dhe integrimin.

Dëshiroj të theksoj se një ndikim shumë të madh në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve ka luajtur dhe luan adresimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve ndëretnike,”-shkruan Meta.

LETRA E PLOTË E METËS:

I nderuar Zoti President,

28-vjetori i Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, më jep kënaqësinë e veçantë që të përcjell, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet e përshëndetjet më të ngrohta, të përzemërta e vëllazërore për Ju dhe të gjithë qytetarët Tuaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shpreh bindjen time se, falë edhe vullnetit, eksperiencës dhe vizionit Tuaj, marrëdhëniet e shkëlqyera të fqinjësisë e të bashkëpunimit, që ekzistojnë ndërmjet vendeve dhe popujve tanë, do të forcohen më tej në të ardhmen.

Dëshiroj të theksoj se një ndikim shumë të madh në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve ka luajtur dhe luan adresimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve ndëretnike. Jemi krenarë për kontributin jetik që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut japin për stabilitetin dhe integrimin euroatlantik të vendit. Jam i bindur se komuniteti maqedonas në vendin tonë do të vijojë të jetë një urë e fortë miqësie dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë.

Përfitoj nga rasti t’Ju përgëzoj për vizionin dhe guximin në arritjen e Marrëveshjes historike të Prespës – një shembull për gjithë rajonin – që jo vetëm do të forcojë perspektivën euroatlantike të vendit Tuaj, por do ta bëjë rajonin tonë edhe më të sigurtë. Jam i bindur se vendet tona do të bashkëpunojnë ngushtësisht në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut, si dhe në rrugëtimin e përbashkët drejt Bashkimit Evropian.

Së bashku me urimet më të mira e të përzemërta për zhvillimin e përparimin e mëtejshëm të vendit Tuaj, ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Ilir Meta

(k.m/dosja.al)

Shto Koment