Bota

Foto/28-vjeçari italian humb jetën në aksident, shoqërohej me një shqiptar i cili mbeti i plagosur

Drejtuesi i makinës Umberto Bianchi, 28 vjeç, është përplasur me një mur në Avezzano, provinca e L’Aquilas, rreth orës dy të mëngjesit ditën e sotme me  makinën Alfa Romeo 147.
Featured image of article: Foto/28-vjeçari italian humb jetën në aksident, shoqërohej me një shqiptar i cili mbeti i plagosur Pamje nga aksidenti

ITALI-Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një të riu italian i cili po drejtonte makinën ku pasagjer kishte një shqiptar i cili mbeti i plagosur.

Sipas mediave italiane, drejtuesi i makinës Umberto Bianchi, 28 vjeç, është përplasur me një mur në Avezzano, provinca e L’Aquilas, rreth orës dy të mëngjesit ditën e sotme me  makinën Alfa Romeo 147.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Umberto Bianchi

Drejtuesi i mjetit vdiq në vend dhe ekipet e urgjencës konstatuan vdekjen e 28-vjeçarit, si pasojë e dëmtimeve të rënda. I riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë në spital, sidoqoftë mjekët thonë se është jashtë rrezikut për jetën.

(e.k/dosja.al)

Shto Koment