Politike

28 vite nga vrasja e Giovani Falcone, Basha: Është frymëzim për çdo magjistrat të përkushtuar, të ndëshkohet korrupsioni politik

  • 28 vite nga ekzekutimi mafioz i Giovanni Falcones, si u ‘eliminua’ prokurori italian me urdhër të Toto Riinës
  • Basha thekson se duhet të ndërshkohet korrupsioni politik, i cili është edhe parakusht për integrimin e Shqipërisë në BE.
    Featured image of article: 28 vite nga vrasja e Giovani Falcone, Basha: Është frymëzim për çdo magjistrat të përkushtuar, të ndëshkohet korrupsioni politik Lulzim Basha

    Tiranë-  Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë në Twitter postimin e ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca për 28 vjetorin e vrasjes nga mafia të prokurorit Giovani Falcone. Kryedemokrati shprehet se Falcone, është një frymëzim për të gjithë magjistrat të përkushtuar ndaj drejtësisë së vërtetë dhe përparimit të vendit të tij. Ai thekson më tej se duhet të ndëshkohet korrupsioni politik, pasi është edhe parakusht për integrimin e Shqipërisë në BE.

    “Giovanni Falcone është frymëzim për çdo magjistrat të përkushtuar ndaj drejtësisë së vërtetë dhe përparimit të vendit të tij. Ndëshkimi i korrupsionit politik dhe i krimeve elektorale të pushtetarëve në bashkëpunim me krimin e organizuar, janë parakusht për integrimin e Shqipërisë në BE” , shprehet Lulzim Basha. 

     

     

    Prokurori i njohur italian, Giovanni Falcone  u ekzekutua  në Palermo 28 vite më parë, nga klani i Cosa Nostra-s. Falcone që ishte simboli i denjë i sistemit të drejtësisë dhe i luftës kundër krimit, u vra teksa ndodhej në makinë me gruan e tij dhe me tre truprojat.

    J.V/Dosja.al 

    Shto Koment